/ATSH-AFP/ - Avionët luftarakë të tipit F-16 të Turqisë interceptuan të shtunën avionë luftarakë rusë që fluturonin në hapësirën ajrore turke në kufij me Sirinë, duke i detyruar të ndërrojnë rrugë, njoftoi sot ministria turke e Punëve të Jashtme.
"Ambasadori Rus në Ankara u thërrit dhe autoritetet turke i paraqitën atij protestat e tyre shumë të forta", theksohet në këtë komunikatë.