Ankesa për Theo Jacobs e 3 gjyqtarëve që gjykuan Imerajn, KPK: ONM rol të rëndësishëm në vetting, çmojmë çdo rekomandim të saj

Vettingu i prokurores së Tiranës, Elisabeta Imeraj shkaktoi debate e përplasje të forta mes saj dhe vëzhguesit të ONM, Theo Jacobs, i cili kërkon shkarkimin e prokurores. Pas përplasjeve ishin 3 gjyqtarët Olsi Komici, Roland Ilia, Suela Zhegu që gjykuan Imeraj, që reaguar ashpër ndaj deklaratave të Jacobs duke i dërguar një letër kreut të KPK se vëzhguesi i ONM ka bërë ndërhyrje jashtë kompetencave dhe ka dashur të influencojë në vendimmarrje.

Pas këtyre situatave është detyruar të reagojë vetë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ku shpreh se mes këtij institucioni dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) ka pasur dhe vijon të ketë një bashkëpunim të frytshme në lidhje me procesin e vettingut.

KPK shkruan se vlerëson çdo rekomandim dhe opinion të vëzhguesve ndërkombëtar duke e konsideruar të rëndësishëm rolin e tyre në garantimin e një vettingu të drejtë.

"Komisioni i Pavarur i Kualifikimit duke marrë shkas nga disa lajme që janë publikuar ditët e fundit në media, dëshiron të sqarojë opinionin publik se, që prej konstituimit të tij në qershor të vitit 2017, ka pasur dhe vazhdon të ketë bashkëpunim të frytshëm me Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit, për të përmbushur misionin kushtetues të procesit të rivlerësimit në zbatim të ligjit nr. 84/2016 dhe në respektim të plotë të kuadrit procedural dhe kërkesave institucionale.

Për këtë qëllim, Komisioni ka vlerësuar dhe çmuar çdo rekomandim dhe opinion të vëzhguesve ndërkombëtarë, duke e konsideruar të rëndësishëm rolin e tyre kushtetues, në garantimin e një procesi rivlerësimi të drejtë e të pavarur, në funksion të rikthimit të besimit të publikut te organet e reja të drejtësisë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mbetet i angazhuar për të ushtruar me paanshmëri, profesionalizëm dhe pavarësi detyrat dhe funksionet e ngarkuara me ligj, për të kryer këtë proces të rëndësishëm dhe historik për vendin", thuhet në njoftimin e KPK.

Disa javë më parë, Komisioni i Pavarur të Kualifikimit konfirmoi në detyrë kryeprokuroren e Tiranës, Elisabeta Imeraj. Por më 21 qershor, pa pritur as edhe një orë nga momenti kur është botuar vendimi në faqen web ku nis edhe afati për ankimim, ONM ka dërguar në Institucionin e Komisionerëve Publikë rekomandimin për ta kundërshtuar këtë vendim. Sipas Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit thuhet se kryeprokurorja e Tiranës duhet të rivlerësohet për të tria kriteret. ONM ka qenë shumë e ashpër me Elisabeta Imerajn gjatë seancave në KPK.

Pas kërkesën së ONM për shkarkim të Imeraj, përmes një letre dërguar KPK reaguan edhe 3 gjyqtarët e trupit gjykues të KPK që gjykuan Elisabeta Imeraj duke thënë se Jacobs ka bërë ndërhyrje jashtë kompetencave dhe ka dashur të influencojë në vendimmarrje.

I.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqiptari: 08/08/2021 04:38

    I forte tahiri i shkarkoi te gjithe prokuroret qe e akuzuan ate.

    Përgjigju
  • Gina Lolobrigita: 07/08/2021 18:26

    Faleminderit shume z.Theo Jacobs per kontributin qe po jep per Shqiperine e shqiptaret e thjeshte e te varfer se na rropen te gjalle plehrat e prokurorise e gjykatave te pas vitit 1990. Janeqe te gjithe, me pak perjashtime, kriminele, gjakpiresa, mafie, blloku i droges e korrupsionit. Kane vrare jete njerezit me vendimet e tyre monstruoze, krimineli ka dale i pafajshem dhe fiktima i fajshem, o zot vetem ne shqiperine e Berishes ndodhen gjera te tilla.

    Përgjigju
  • Eri: 07/08/2021 12:47

    Po mos te ishte aty Theo Jacobs gjth keto gjygjtare e shkarkuar sot dote ishin perseri ne detyre !fale ketij burri te drejte edhe i sakte! ja ku jane sot gjygjtaret & prokuroret e shkarkuar per krimet dhe gjob vendjet qe i bone ketij populli.

    Përgjigju
  • LORA: 07/08/2021 12:45

    Faleminderit kontributeve garante te ONM-se dhe atyre ekskluzive te z.Theo Jacobs.

    Përgjigju
  • Miku: 07/08/2021 11:35

    Po te kishte bo Theo aq presion sa thoni, do ia kishit degju fjalen. S'vjen e keqja nga ONM, por nga moskuptimi qe ky eshte momenti te punohet me drejtwsi per te ardhmen e femijeve tane, ndoshta edhe tonen.

    Përgjigju
  • Llum zonja: 07/08/2021 11:13

    Kjo duhet te zhduket jo vetem nga sistemi drejtwsise por edhe nga shqiperia

    Përgjigju
  • Scutari: 07/08/2021 10:40

    Po mos të ishte prezenca e ONM, këta Komicrat dhe Iliat do t'a qëndisnin edhe një herë drejtësinë e re, veçse këtë radhë për së mbrapshti!! Ilia pedagog i UShkodtës nuk e di se si e ka kaluar fazën verifikuese për të fituar atë post....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja