Ankesat e qytetarëve, KLD: Të
bazuara vetëm 2 % nga 636 të tilla

Ankesat e qytetarëve, KLD: Të<br />bazuara vetëm 2 % nga 636 të tilla
TIRANË - Nga 636 ankesa të qytetarëve të cilët i janë ankuar Këshillit të Lartë të Drejtësisë për gjyqtarët, sipas institucionit më të lartë të drejtësisë në vend vetëm 2 % e tyre rezultojnë të bazuara.
 
Vetëm në 12 raste Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka konstatuar shkelje përgjatë vitit 2013 dhe në total së bashku me ankesat e vitit 2012 ka depozituar 20 kërkesa në ministrinë e Drejtësisë për të nisur procedimin disiplinor për 14 gjyqtarë.
 
Në ankesat për 67 gjyqtarë, Këshilli ka vendosur t’i tërheqë vëmendjen togave të zeza me shkrim, duke i vënë në dijeni për rastet.
 
Po sipas raportit të shpërndarë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë për mediat rezulton se 56 gjyqtarë kanë bërë shkelje shumë të lehta, shkelje të cilat do të pasqyrohen në vlerësimet profesionale të çdo gjyqtari.

Ndërsa sipas raportit, 23 ankesa kanë rezultuar jo reale, 65 janë ende në proces verifikimi, 122 të tjera janë në proces vlerësimi nga inspektorët dhe 325 ankesa janë arkivuar.

Redaksia Online
(e.s/mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Gazetari i njohur britanik flet për Shqipërinë: Ylli i këtij viti në turizëm, duhet vizituar patjetër

VIDEO/ Gazetari i njohur britanik flet për Shqipërinë: Ylli i këtij viti në turizëm, duhet vizituar patjetër