Ankesat, konsumtatorët: OSHEE 
fatura më shumë se ç’harxhojmë

Ankesat, konsumtatorët: OSHEE <br />fatura më shumë se ç’harxhojmë
TIRANE- Në pikat ku paguhet energjia elektrike rrallë ndodh të gjesh ndonjë qytetar i cili nuk ankohet ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Dikush ankohen për mbifaturim, dikush tjetër për mashtrim, por ka dhe nga ata që ngrenë akuza për lidhje të pavullnetshme të kontratës për të paguar debitë me këste.

Një prej tyre është edhe Arif. L, i cili prej tri ditësh endet zyrave të OSHEE për shkak se sipas tij, punonjësit i kanë lidhur një kontratë që nuk mund ta paguajë.

“Kam rënë dakord që të paguajë 12 mijë e 500 lekë të vjetra në muaj. Kam patur një debi prej 300 mijë lekë dhe kam rënë dakord që ta shlyej për 2 vjet. Tani këta ma kanë shkruar në kontratë për 6 muaj, domethënë brenda 6 muajsh ta paguaj. Kur nënshkrova kontratën nuk e lexova dhe kur shkova në shtëpi pashë që kësti në muaj ishte 50 mijë lekë. Ku t’i gjej unë 50 mijë lekë në muaj, jam me një pension, djalin e kam pa punë”, - shprehet një prej qytetarëve. Gjithashtu, i moshuari thotë se nuk pranon ta paguajë kaq shumë lekë, brenda muajit sepse nuk ka të ardhura të tjera.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos