Numri personal i Ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri është vendosur në të gjitha njësitë policore në vend, me qëllim që të gjithë qytetarët që kanë ankesa ndaj punonjësve të policisë, apo edhe mënyrës së ofrimit të shërbimit ndaj tyre, të kenë mundësi që të kontaktojnë me vetë Ministrin e Brendshëm.

Siç bëjnë me dije të dhënat nga dikasteri blu, nga sot numri personal i ministrit u afishua në zyrat ku ofrohet shërbim policor, në pritje të ankesave të qytetarëve.

I nderuar qytetar, për çdo mungesë të shërbimit apo të etikës nga punonjës të Policisë së Shtetit, mirëpres çdo ankesë tënden në numrin tim personal 0682052748, duke të falënderuar për besimin”, shkruhet në mesazhin e ministrit Tahiri.

letra e tahirit per qytetaret

Tahiri iu bën apel qytetarëve që të që përmes numrit të tij të denoncojnë çdo veprim abuziv të punonjësve të policisë.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)