Anketa/ 40% e të punësuarve në Shqipëri bëjnë punë fizike! Ekspertët për Report Tv: Vendi larg informatizimit dhe kualifikimit

Rreth 40% e shqiptarëve të punësuar në vendin tonë kanë pohuar se kanë mbajtur pesha të rënda në vendin e punës pa ndihmën e një makinerie. Këto janë të dhënat e publikuara sipas Anketës Europiane për Aftësitë dhe Vendet e Punës për vitin 2023. Këto shifra e rendisin Shqipërinë të parën nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe BE-së. Sipas ekspertëve këta shifra tregojnë dhe bizneset në vendin tonë nuk janë të informatizuar, çka i detyron punonjësit të përdorin forcën fizike.

“Ka dy arsye kryeore përse vazhdohen të bëhen punë të rënda. E para mungesa e informatizuar e industrisë, çka do të thotë që nuk përdoren makineri, teknologji, apo robot për punët e rënda dhe për këtë arsye kryhen nga njerëzit, si dhe punëtorëve vetë u mungojnë kualifikimet e duhura nga ana teknologjike që ti bëjnë këto punë duke përdorur informatizuar”, thotë Gertjana Hasalla, eksperte punësimi.

“Niveli i industrializimit, përdorimi i teknologjisë dixhitale, akoma është në nivelet shumë të ulëta dhe kjo bën që midis punës intelektuale dhe asaj fizike në shoqërin tonë të jetë në nivelet shumë të larta. Puna fizike është e mundimshe dhe sforcuar”, shprehet sociologu Gëzim Tushe.

Numrin më të lartë të punës fizike sipas të njëjtit raport e mbajnë ata me arsim të ulët në shifrën 54%, me arsim të mesëm 46% dhe vetëm 15% me arsim të lartë kanë deklaruar se kanë mbajtur pesha të rënda në punën e tyre. Edhe sipas ekspertëve puna fizike lidhet më shumë me çështjet e arsimit dhe të kualifikimeve.

“Një pjesë e të rinjve duke qenë të pashkolluar, të pakualifikuar pa pasur mundësi të kryejn operacione që kanë të bëjnë me një teknologji të sofistikuar, njerëz që kanë mbetur pa arsimuar, të pashkolluar, janë të detyruar të kryejnë punë fizike. Sepse po ta vini re sa më shumë rritet numri i të rinjëve të arsimuar, ata largohen nga punët e rënda”, thotë Tushe.

Në vendin tonë ende qëndron miti se puna fizike është më e rëndë se ajo intelektuale, por ekspertët na vërtetojnë të kundërtën.

“Në shoqërinë tonë thonin që ti punon në karrige dhe është më e lehtë, sot nuk është ashtu. Ata që punojnë aty kanë shumë probleme psikologjike, po ta shohësh edhe problemet e shëndetit mendor janë më prezente aty....”, deklaron sociologu Gëzim Tushe.

Sektori i ndërtimit, industria e minierave dhe ato të fasonerive konsiderohen si më të vështirat në vendin tonë, dhe sipas ekspertëve Shqipëria është shumë mbrapa informatizimit krahasuar me vendet e tjera, qoftë në rajon ashtu edhe në BE.

K.T./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë