Shkalla e papunësisë afatgjatë e cila statistikisht përcaktohet nga një kohëzgjatje papunësie prej 12 muajsh e më shumë, në vitin 2012 ishte 10.8 përqind. Raporti i të rinjve 15-24 vjeç të papunë ndaj popullsisë së të njëjtës grupmoshë në vitin 2012, përbënte mesatarisht 10.4 përqind. Shkalla e punësimit për popullsinë e moshës 15-64 vjeç në vitin 2012 ishte 56.4 përqind.
Shkrimi u publikua sot (04.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)