Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjagës, i erdhi para disa ditëve një ftesë për të marrë pjesë në një takim të organizuar në Beograd, nga Komisioni Evropian, që quhet Komisioni Trelateral.
Thirrja u konfirmua edhe nga presidenca, ndërsa u tha se është duke u diskutuar mundësi që Jahjaga, të shkoj apo mos të shkoj në Serbi.
Vendimi u bë edhe më i vështirë pas ngjarjeve që ndodhen në ndeshjen Serbi - Shqipëri. Për të marrë edhe pëlqimin e qytetarëve të Kosovës, Agjencia e Lajmeve KosovaPress, nxori një anketë me pyetjen, se: "A duhet ta vizitojë Beogradin Presidentja e Kosovës.
61 përqind e votuesve i dhanë një 'Jo', vizitës së presidentes në Beograd, ndërsa 35 përqind e votuesve shtypën butonin 'Po', për vizitën e presidentes në Beograd. Por, kishte edhe nga ata që u përgjigjen me opsionin "Nuk e di", e që janë vetë 4 përqind nga të anketuarit.
Ndërsa mbrëmë në mesnatë, është mbyllur kjo anketë, ndërsa qytetarët që kanë votuar do të presin për vendimin e presidentes, se a do të shkojë apo jo në Beograd. /Kosovapress/
/Shqiptarja.com