Anketa: Për 66% të shqiptarëve
situata ekonomike keq e shumë keq
Anketimi në të gjithë territorin nxori se 66% thonë se situata ekonomike e vendit është keq dhe shumë keq. Instituti Shqiptar i Studimeve Ndërkombëtare publikoi sot një studim mbi “Demokracinë shqiptare në prag të zgjedhjeve të përgjithshme”.
Anketimi në të gjithë territorin nxori se 66% thonë se situata ekonomike e vendit është keq dhe shumë keq. Instituti Shqiptar i Studimeve Ndërkombëtare publikoi sot një studim mbi “Demokracinë shqiptare në prag të zgjedhjeve të përgjithshme”, nga doli se vështirësitë ekonomike zënë vend kryesor në vëmendjen e qytetarëve, duke zbritur më poshtë tema që lidhen me politikën dhe rajonin.
Anketimi në të gjithë territorin nxori se 66% thonë se situata ekonomike e vendit është keq dhe shumë keq. Sipas tyre, kriza ekonomike është problemi kryesor për 33 për qind të qytetarëve ndërsa 25 % e të anketuarve mendojnë se papunësia është problemi kryesor personal.
Edhe në këtë studim zbulohet përsëri një dëshirë e madhe për emigrim.
Vetëm 5% e të anketuarve thonë se jetojnë shumë mirë, rreth 40 për qind se bëjnë një jetë mesatare, dhe 33 për qind jetojnë në kushte të këqija. Prandaj mbi 60% thonë se janë gati të largohen nga Shqipëria, nëse iu jepet një mundësi.
Sistemi gjyqësor është ai që ka pikët më të këqija në këtë studim: rreth 73% e të anketuarve thonë se gjykatat nuk garantojnë drejtësi, 67% e tyre pohojnë se një gjyq mund ta fitosh dikë në gjykatë ose në politikë, ndërsa 75% e qytetarëve në gjykatë duhet të paguash që të fitosh.
Megjithë skepticizmin dhe perceptimin negativ për keqfunksionimin e institucioneve, shkollave dhe spitaleve, pjesëmarrja në zgjedhje pritet të jetë e lartë. Mbi 70% janë gati të votojnë për të ndryshuar diçka, edhe pse 40 % e tyre e dinë se zgjedhjet nuk do të jenë të lira dhe të drejta. Vetëm 18% e qytetarëve do t’i bojkotojnë zgjedhjet, ndërsa më shumë se gjysma e gjithë të anketuarve mendojnë se pas zgjedhjeve situata ekonomike nuk do të ndryshojë, madje do të përkeqësohet.
Sipas këtij sondazhi të Institutit Shqiptar për Studime Ndërkombëtare, për parlamentin dhe qeverinë e re qytetarët kërkojnë që të rregullojnë me përparësi funksionimin e shtetit dhe zbatimin e ligjit, të luftojë varfërinë, të punësojnë sa më shumë të rinjtë, të rregullojnë gjykatat dhe pronat, sepse vetëm kështu mund të përshpejtohet ecja e vendit drejt Bashkimit Europian.
Marrë nga Zëri i Amerikës
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Nëntor, 23:23
A po japin rezultat protestat e PD-së?
-
Po
17.8%
-
Jo
77.7%
-
Nuk e di
4.5%
Vota total: 157
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja/ Zbardhen planet në Sky Ecc të Suel Çelës për të ekzekutuar me snajper Ardian Çapjan: Atë e kishte karamele, qëllon deri në 1 mijë metër! Pse dështoi atentati
26 Nëntor, 22:51
-
DOSJA/ 'Do e marrim si kec në tavë, mos t’i gjendet as nam e as nishan', ja si banda e Suel Çelës planifikoi vrasjen e 'Vis Korçarit'
26 Nëntor, 22:45
-
Kaq afër zgjedhjeve a ia vlen të harxhosh energji me protesta politike?
26 Nëntor, 22:44
-
SPAK e akuzon Artan Hoxhën për lidhje Suel Çelës, Muça në ‘Repolitix’: Axhendë në shërbim të klanit! Çaça: Kur bëhesh kundër një grupi tjetër, je pjesë e organizatës
26 Nëntor, 22:38
-
Dëshmitë e krimit, Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës
26 Nëntor, 22:29
-
Goditja e grupit të Suel Çelës, avokati në ‘Repolitix’: SkyEcc ka hapur një ‘kuti’ që s’e dimë kur do mbarojë
26 Nëntor, 22:15
-
Dosja e Suel Çelës, Meçe në ‘Repolitix’: Lidhjet me Artan Hoxhën, manipuloi hapësirën mediatike në shërbim të grupit kriminal! Mori zarfin në dorë
26 Nëntor, 22:10
-
Biden: Po pranimit nga ana e Izraelit të marrëveshjes për një armëpushim në Liban
26 Nëntor, 22:02
-
Protesta e PD, rritet numri, 44 protestues të shoqëruar në polici
26 Nëntor, 21:46
-
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, kam rrënjë arbëreshe (VIDEO)
26 Nëntor, 21:38
-
Pak orë pasi Netanyahu pranoi armëpushimin, Izraeli sulmohet me 3 raketa të lëshuara nga Libani
26 Nëntor, 21:37
-
Mero Baze: 700 cuba që duan t’u imponohen 700 mijë qytetarëve
26 Nëntor, 21:21