Anketa/92.5% e grekëve 'frikë' nga Turqia: Është rrezik i lartë

Anketa/92.5% e grekëve 'frikë' nga Turqia: Është rrezik i lartë

Publikimi i të dhënave të një sondazhi në Greqi ka zbuluar përshtypjet e grekëve ndaj turqve, në një kohë kur të dy vendet janë përfshirë nga tensionet pas përplasjes së anijeve në Egje. Vizita e Erdogan në Athinë në dhjetor 2017 nuk ka ndihmuar aspak në normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. 

Sipas një studimi të institutit kërkimor 'Capa Research', në emër të televizionit grek Alpha TV, nga të dhënat e anketës, 92.5% e të anketuarve mendojnë se Turqia është rreziku më i lartë për Greqinë. Sipas të dhënave të sondazhit, 47% e të anketuarve e konsiderojnë Shqipërinë si rrezikun më të madh dhe 37% të ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë.

Sa i takon marrëdhënieve qeveritare greko-turke, 49.5% e të anketuarve mendojnë se afrimi i dy vendeve është zgjidhja më e mirë, kundrejt 46% që mbështesin një qëndrim të ashpër të Athinës Zyrtare ndaj Ankarasë. 

Ajo që është më frikësuese për 65% të grekëve është mundësia e një episodi lufte me Turqinë. Në fakt, pothuajse një në pesë grekë (49.5%) nuk e përjashton se Greqia do humbiste nëse do shkonte drejt konfliktit me Turqinë. Një përqindje po aq e lartë prej 48%, i frikësohet izolimit ekonomik dhe politik.

Për zgjidhjen me Shkupin
Qytetarët duken të ndarë për çështjen e Maqedonisë. 67.5% kanë mbështetur vazhdimin e negociatave. Megjithatë, 53.4% ​​besojnë se nuk do të ketë zgjidhje përfundimtare. Ka edhe ndarje më të madhe në çështjen e emrit, me 44.9% që mbështesin një emër kompleks që përfshin termin "Maqedoni", ndërsa 46.8% është kundër emrit kompleks, emri 'Maqedoni' nuk duhet të ekzistojë.  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Horoskopi i muajit shtator 2024/ Çfarë surprizash ju presin në dashuri, punë dhe financa?

Horoskopi i muajit shtator 2024/ Çfarë surprizash ju presin në dashuri, punë dhe financa?