Anketimi i BB për biznesin shqiptar: Siguria, aksesi në financim dhe burokracitë, më mirë se në Europë

Anketimi i BB për biznesin shqiptar: Siguria, aksesi në financim dhe burokracitë, më mirë se në Europë

Siguria/ Kompanitë shqiptare grabiten apo vandalizohen tre herë më pak se ato në vendet e BE

Korrupsioni/ Reduktohet në tendera dhe leje ndërtimi. Problem kronik, agjentët tatimorë në terren

Aksesi në financim/ Asnjë ndryshim midis operimit në Shqipëri apo një vend tjetër europian

Burokracitë/ Në Shqipëri një leje ndërtimi, licensë import-eksporti apo hapja e një biznesi kërkon më pak kohë se në BE

Ditën e mërkurë, Banka Botërore publikoi një anketim i cili mat disa tregues të rëndësishëm për biznesin, midis të cilëve korrupsionin, sigurinë, aksesin në financim apo burokracitë e lidhura me hapjen apo operimin e një biznesi.

Pyetësorit të Bankës Botërore iu përgjigjën 377 biznese në të gjithë vendin dhe të dhënat tregojnë një përmirësim të ndjeshëm në disa tregues kyç.

Përsa i përket korrupsionit, 36% e bizneseve në vend shprehen se kanë pasur të paktën një herë një kërkesë për rryshfet.

Një e dhënë e tillë mbetet shqetësuese, edhe pse 36% është një vlerë shumë më e ulët se përceptimi i përgjithshëm për korrupsionin në vend.

Por, ku përballen bizneset me korrupsionin? Kjo pyetje merr përgjigje nga të dhënat e tjera të studimit.

Përsa i përket marrjes së një leje ndërtimi. Vetëm 17% e bizneseve shprehen se një zyrtar kërkon apo pret një dhuratë/rryshfet. Mesatarja europiane në këtë tregues është po 17%.

Përsa i përket tenderave. 15% e bizneseve kanë përceptimin se duhet të paguajnë për të fituar një kontratë publike. Më e ulët se mesatarja e vendeve europiane (19%) apo mesatarja rajonale (21%).

Treguesi që fryn përceptimin e korrupsionit në Shqipëri është marrëdhënia e bizneseve me agjentët tatimorë. Nëse 35% e bizneseve shqiptarë shprehen se u janë kërkuar lekë nga agjentët tatimorë, mesatarja europiane është vetëm 9%.

Siguria është një prej treguesve më pozitivë për bizneset në Shqipëri. Vetëm 5,7% e bizneseve të anketuara pranojnë se kanë pësuar dëme nga vjedhjet apo vandalizmi.

Ndërkohë, mesatarja europiane është 13%, ndërsa mesatarja e të gjithë vendeve të marra në studim është 20%. Rrjedhimisht, zëri i kostove të sigurisë për biznesin shqiptar është ndër më të ultit në botë, vetëm 2,3%.

Aksesi në financim gjithashtu shënon përmirësime të ndjeshme. Vetëm 21% e kompanive të anketuara shprehen se kanë pasur vështirësi për të siguruar financime nga bankat, që mbetet në normën europiane (18,1%) dhe nen ate rajonale (26%).

Ndërsa përsa i përket burokracive, reduktimi i tyre i kursen shumë kohë dhe kosto biznesit.

Për marrjen e një license importi, një biznesi shqiptar i nevojitet mesatarisht një javë kohë, ndërsa mesatarja në Europë dhe në vendet e rajonit është 19 ditë.

Pas automatizimit të sistemit për marrjen e lejes së ndërtimit, në Shqipëri nevojiten tanimë mesatarisht 36 ditë. Ndërsa marrja e një leje ndërtimi në Europë, mesatarisht kërkon 92 ditë.

Ndërsa marrja e një license që lejon operimin në tregun shqiptar kërkon 11 ditë kohë, nga 26 që nevojitet mesatarisht në Europë./Lexo.al

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU