Gjykata Kushtetuese ka mbyllur punimet e mbledhjes së sotme pa një vendim për çështjen e zv/kryeministres Belinda Ballukut. Kjo është mbledhja e dytë e Kushtetueses që në rend dite përfshin shpalljen e vendimit për pezullimin e ligjshëm ose jo nga detyra të Belinda Ballukut nga GJKKO, por që mbyllet pa asnjë vendim.
Sipas burimeve për gazetaren e Report Tv Esiona Konomi, gjyqtarët kushtetues kanë vlerësuar se koha e mbetur pas trajtimit të dy çështje të para në rendin e ditës, nuk u mjaftonte për të dalë me një vendim për pikën e 3-të, pra rastin e Ballukut. Të njëjtat burime bëjnë me dije se gjyqtarët kanë rënë dakord se kur ta hapin këtë çështje, do të duhet të dalin me vendim brenda ditës, e sot nuk ju mjaftonte koha. Marrja e vendimit shtyhet me afat të pacaktuar.
Një javë më parë, gjyqtarët kërkuan më shumë kohë për shqyrtim. Shumica socialiste po ashtu ka kushtëzuar shqyrtimin e kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
GJKKO, me kërkesë të SPAK pezulloi nga detyra zv/kryeministren Balluku e pandehur për abuzime me tenderin e Llogarasë, por Kryeministri Rama e cilësoi këtë si një shkelje të kompetencave të tij.
Rama e çoi në Gjykatën Kushtetuese çështjen Balluku, me argumentin se GJKKO ka shkelur kufirin e një tjetër pushteti, atij ekzekutiv duke marrë kompetencat e tij si kryeministër për pezullimin ose shkarkimin e një anëtari qeverie.
Pas kërkesës së kryeministrit Rama, gjykata riktheu përkohësisht në detyrë Ballukun deri sa çështja e saj të shqyrtohej në themel nga “Kushtetuesja”.
E pandehur për shkeljet në tenderin 190 mln euro të Tunelit të Llogarasë dhe nën hetim për 7 procedura të tjera prokurorimi lidhur me ndërtimin e lotëve të Unazës së Madhe, SPAK ka dyshime se Balluku duke qenë në detyrë, rrezikon të prishë provat hetimore dhe të intimidojë dëshmitarët.
Komente













Une mendoj se duhet ngritur padi nga Taulant Balles i cili refuzon te mbledh keshillin e mandateve per shkak te nje vendimi ne pritje te GJK e cila ska lidhje fare me kerkesen per arrestimin e Ballukut nga ana e SPAK. Duhet hetuar Balla si bashkepunetor i krimineleve te cilet po i japin mundesi te prishin provat dhe te intimidojne deshmitare apo ti mundesojne arratisjen Ballukut.
PërgjigjuGjykates pa shtylle kurrizore! Pa patriotizem!
Përgjigju