TIRANË - Gjykata e Tiranës ka verifikuar vlefshmërinë e mandatit të Erion Veliajt, i zgjedhur fitues në Bashkinë e Tiranës në siglën e koalicionit të majtë në zgjedhjet e 21 qershorit. Gjykatësi Neritan Cena pasi shqyrtoi edhe provat dhe kërkesën, ka dhënë vendimin duke njohur vlefshmërinë e mandatit, në këtë mënyrë i hapet rrugë edhe futjes së Veliajt në zyrën e kryebashkiakut të Tiranës.
Por pavarësisht kësaj pritet që betimi i Veliajt si kryetar i ri i bashksië, të mos ndodhë brenda kësaj jave. Shkak është bërë bllokimi me procedura nga partia konservatore e cila edhe pse ka marrë 903 vota në këshillin bashkiak, pretendon se ka pasur manipulime. Por kjo sjell vonesë në betimin e Veliajt, që nuk mund të kryejë procedurën ligjore, pa u konstituuar më parë i plotë gjithë këshilli bashkiak.
Konservatorët kanë kontestuar rezultatin e zgjedhjeve në Tiranë, me arsyetimin se ka pasur tjetërsim vote. Kërkesa ankimore do të shqyrtohet ditën e enjte në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe nëse komisioni e rrëzon atëherë do të ketë ankimim në Kolegjin Zgjedhor, ankimim që mund të sjellë vonesa të tjera në betimin.
E ndërsa pret konservatorët, Veliaj duket i “paduruar” për të nisur punën dhe në Facebook thotë se ka përveshur mëngët. Punët e para të Veliajt si kryebashkiak duket se do të përqendrohen në ndërhyrjet urgjente që ka nevojë Tirana. Për këtë, Veliaj ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për të shprehur atë që sipas tyre përbën nevojën më urgjente për ndryshimin e kryeqytetit.
“
Edhe pak ditë përveshim mëngët për të nisur ndryshimin e shumëkërkuar në qytetin tonë. Tirana ka nevojë për shumë punë, punë, punë! Na tregoni cilat janë 3 gjërat që sipas jush, kanë nevojë për ndërhyrje urgjente në Tiranë?”, - shkruan Veliaj në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.
Me hashtagun Tirana ne pune, Veliaj i ka bashkangjitur statusit te tij kete foto.

Në reportazhin e parë televiziv si i zgjedhuri për drejtimin e Bashkisë së Tiranës pas zgjedhjeve vendore të 21 Qershorit, Erion Veliaj tha për gazetarin
Carlo Bollino se do të ishte pikërisht mesi i korrikut kur do të merrte detyrën.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.5%
-
PD
13.8%
-
Partitë e vogla
19.8%
Vota total: 886
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
"Metoda Bollino", skema kriminale e shpifjeve dhe kërcënimeve publike e ideuar nga Berisha për të trembur çdo kundërshtar
3 Mars, 16:44
-
Hetues Këlliçi vijon me bullizimin pasi nuk gjen dot 3 prova për t’i shpëtuar dënimit në gjyqin me gazetarin Carlo Bollino
26 Shkurt, 17:39
-
Carlo Bollino: Kërcënimi real i SPAK-ut vjen nga Berisha! Ai nuk harron dhe mendon hakmarrjen
25 Shkurt, 19:40
-
Carlo Bollino: Sot në Gjykatën Penale kam refuzuar çdo pajtim me Belind Këlliçin dhe Jamarbër Malltezin! Tani gjyqi ndaj tyre për shpifje dhe fyerje do të vazhdojë edhe me një prokuror në sallë
25 Shkurt, 10:23
-
Carlo Bollino: Standardi i dyfishtë i klanit Berisha, herë për të qeshur, herë për të vjellë
18 Shkurt, 12:18
-
Carlo Bollino: SPAK, kush e kontrollon sot kontrolluesin? Harresat serioze në ligj dhe një mënyrë e zgjidhjes
15 Shkurt, 17:51
-
Carlo Bollino: Protesta madhështore dështoi, mbeti një miting partiak pa entuziazëm
8 Shkurt, 20:07
-
Avokati Beqiri: Belind Këlliçi mafioz i kategorisë së lartë, shantazhon SPAK e BKH, ka prova! Përndjek botuesin Carlo Bollino pse investigon krimet e tij
28 Janar, 18:20
-
Carlo Bollino: Ja si Belind Këlliçi bën sot rolin e fuksit të Berishës, si dikur spiunët e Sigurimit
27 Janar, 15:50
-
Carlo Bollino: E vërteta e “listave të zeza” për të ftuarit në studiot televizive
11 Janar, 17:30
-
Carlo Bollino: Berisha si "kafshë politike" e ndjen në ajër humbjen elektorale të radhës, ja pse na urren të gjithëve
9 Janar, 16:33
-
Carlo Bollino lajmëron padi për shpifje ndaj ''Syrit'' të familjes Berisha
30 Nëntor 2024, 14:50