
Ditën e enjte do të vendoset nëse ankimi i qeverisë në Gjykatë Kushtetuese për shfuqizimin e masës së pezullimit nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, do të kalojë për gjykim apo jo.
Gjykata Kushtetuese e la ende në pritje verdiktin për çështjen Balluku. Tre gjyqtarët Sandër Beci, Marsida Xhaferllari dhe Sonila Bejtja nuk arritën dot unanimitet për të vendosur nëse ankimi i kryeministrit Rama do të kalojë për shqyrtim dhe çështja i kaloi Mbledhjes së Gjyqtarëve.
Lajmi kryesor:
Pezullimi i Ballukut, s’ka unanimitet në Kolegjin e Kushtetueses! Ankimi i qeverisë i kalon Mbledhjes së Gjyqtarëve, do vendosin nëse kalon për shqyrtim












