Ankimoi shkarkimin në Strasburg, Gjykata i refuzon kërkesën ish-Guvernatorit Fullani: Duhet të kishte shkuar në parë në 'Kushtetuese'

TIRANË- Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut rrëzoi kërkesën e ish-Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, pas ankimimit të bërë në 22 nëntor 2019, për shkarkimin e tij. Fullani paditi në Strasburg Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë dhe Kuvendin. Në vendimin e zbardhur, sjellë nga gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, Gjykata e Strasburgut argumenton se ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë nuk ka përdorur të gjitha mjetet juridike që parashikon sistemi ligjor në Shqipëri, në këtë rast pa një ankim në Gjykatën Kushtetuese.

" Gjykata e Strasburgut: Z. Fullani nuk ka bërë ankim në Gjykatën Kushtetuese, duke argumentuar se nuk i ishte kërkuar një gjë e tillë, sepse, ndër të tjera, nuk kishte të drejtë kushtetuese për kthim në detyrë apo për të marrë dëmshpërblim. Gjykata nuk u pajtua. Pas reformës në drejtësi në Shqipëri në vitin 2016 dhe ndryshimeve në Kushtetutë, një ankesë individuale kushtetuese nuk kufizohej më në ankesat sipas Nenit 6 (e drejta për një dëgjim të drejtë) të Konventës dhe ishte, në parim, një mjet juridik efektiv në respekt të pretendimeve për çdo shkelje të të drejtave të mbrojtura nga Konventa dhe Protokollet e saj që janë ratifikuar nga Shqipëria. Prandaj, ky mjet juridik duhet të përdoret nga aplikantët, përfshirë z. Fullani, përpara paraqitjes së një kërkese në Gjykatën Evropiane. Si rrjedhim, kërkesa e z. Fullani duhej të refuzohej për mos shterjen e mjeteve juridike të brendshme", thuhet në njoftimin e Gjykatës së Strasburgut. 

Adrian Fullani u emërua Guvernator i Bankës së Shqipërisë me një mandate të dytë në vitin 2011, nga Kuvendi. Gjatë vijimësisë së mandatit, tre vite më vonë Fullani u arrestua si i dyshuar për shpërdorim detyre po nga Kuvendi, për zhdukjen e 713 milionë lekëve. Gjykata e la në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa Apeli e shpalli të pafajshëm në dhjetor të vitit 2015.

Pas triumfit me drejtësinë penale, Ardian Fullani nisi një tjetër betejë, atë të shkarkimit nga detyra, sipas tij të padrejtë. Në 2016-ën ai ngriti padi për kundërshtimin e shkakrimit. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë në Tiranë vendosi se ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë ishte shkarkuar në mënyrë të paligjshme. Gjykata zbuloi se arrestimi i tij nuk e kishte justifikuar shkarkimin nga detyra dhe kishte pasur mangësi procedurale. Ajo urdhëroi Bankën e Shqipërisë të paguante Fullanin me pagën 12-mujore, por e refuzoi.

Më tej, Gjykata Administrative e Apelit të Tiranës e konsideroi të paligjshëm shkarkimin e tij, teksa urdhëroi Bankën e Shqipërisë t’i paguaj jo 12, por 56 pagesa mujore, deri në fund të nëntorit 2018, periudhë kur do të përfundonte edhe mandati i Fullanit. Përfundimisht, në vitin 2017 Gjykata e Lartë la në fuqi vendimin e Apelit Administrativ, duke konsideruar se shkarkimi i Ardian Fullanit ishte i pavlefshëm.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • DYRDYL BEU: 13/10/2022 12:31

    O Shqiptar shikoni se çfar njeriu është Hajduti Adrian Fullani. Ja do dhe shpërblim për mega vjedhjet që ka bër. Kto çudira ndodhin vetëm në Albanistan. Ky jo vetëm që s'bën burg po do dhe shpërblim që është hajdut. Sa ky mendon se është zheni në një koh që është cop mishi me dy sy.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani