‘Ankohesh e viktimizohesh gjithë kohës’, Balina debaton me Einxhel: Përmende Borën për të sulmuar Donaldin

‘Ankohesh e viktimizohesh gjithë kohës’, Balina debaton me Einxhel: Përmende Borën për të sulmuar Donaldin

Balina Bodinaku dhe Einxhel Shkira

Einxhel Shkira ka debatuar mbrëmjen e sotme me opinionisten e ‘Big Brother Vip’ Balina Bodinaku. Einxhel u shpreh se analizat e Balinës nuk përkojnë me gjendjen e saj aktuale, duke sjellë në vëmendje edhe ‘akuzat’ për feminizëm!

Opinionistja solli në vëmendje edhe një herë debatin mes Donaldit dhe Einxhel, ndërsa kjo e fundit sipas Balinës përmendi edhe emra të tjerë jashtë shtëpisë si një sulm për aktorin!

Pjesë nga debati:

Einxhel: Janë bërë disa puntata që marr disa analiza që nuk më përkojnë fare me gjendjen aktuale, emocionale, ose arsyet e mia këtu brenda dhe më kanë rënduar vazhdimisht. Stepem sepse më është dukur vetja si gogol sepse ço lëvizje e kam diçka gati, janë një lumë gjërash, direkt e sulmuar dhe them pse çdo gjë që bëj është e gabuar. Në këtë situatë që ndodhem brenda që të më akuzosh si feministe.

Balina: Nuk është e vërtetë që unë nuk kam thënë asnjë fjalë të mirë, të kam mbështetur shumë herë, të kam cilësuar si lojtare të fortë dhe inteligjente, kam qenë e vetmja që kam thënë se Einxhel është me ndjeshme, e kam mbështetur në debatin me Donaldin që i thash të mos iu kërkojë llogari, edhe shumë raste të tjera! Nuk shkon imazhi i vajzës së fortë që ti ke dhe do të transmetosh me vajzën që ankohet gjithë kohës dhe viktimizohet gjithë kohës.

Është mirë të mbash mend gjërat e mira që janë thënë për ty! Ju mbani mend vetëm kritikat! Kam vetëm një peng, në një moment të caktuar, për hir të dinamikave dhe debateve, nuk i kam dhënë vëmendjen e mjaftueshme në momentin kur je quajtur ordinere nga Iliri dhe të ka thënë të masakroj. Quajta gjuhën tënde seksiste, u kufizova ekstremisht çfarë mund të thoja dhe thash njërat nga gjërat që dua të ndaloj është fjalët seksiste, kam thënë të dyja fjalët identike për të dy. Einxhel në këtë shtëpi hyri me një kauzë, si një grua e pavarur që do të angazhohet për të fuqizuar gratë e tjera. Ti nga dhoma e rrëfimit fole si një seksiste duke thënë që ti njihesh prej partnerit tënd. Ti i përdore disa gra të tjera jashtë shtëpisë në instrumenta si një sulm ndaj Donaldit, ti u shprehe se ty nuk të plas për faktin që i kishe futur këto gra në shtëpi!

Einxhel: Nuk ka qenë asgjë seksiste përpos një fakti që unë e di ashtu, se nuk i hoqa vlerat si burrë unë. Nuk fola për një burrë që e njoh prej gruas!

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • angela: 09/02/2022 00:18

    O balina ,,,po qe HARXHON KOHEN KOT ME NJE SUPER***VE SI PUTANA SHKIRA....AJO NUK DUHEJ LEJUAR TE FUTEJ NE BIG-BROTHER,,VENDI I SAJ ESHTE NE BORDELLO....////////

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë