Ankth, por edhe shumë dashuri për veten, 2022-shi sipas ekspertes së komunikimit Marian Salzman

Ankth, por edhe shumë dashuri për veten, 2022-shi sipas ekspertes së komunikimit Marian Salzman

Marian Salzman, zëvendës Presidente e Komunikimit në Philip Morris International

Një prej identifikueseve më të vlerësuara të trendeve në botë, Marian Salzman, zbuloi parashikimet për jetën e njerëzimit në vitin 2022.

Një traditë tashmë që Salzman, zëvendës Presidente e Komunikimit në Philip Morris International, sjell  çdo fundvit parashikimet për vitin në ardhje: vitin e kaluar me “Zoomsday Predictions” ajo parashikoi se fleksibiliteti do të ishte në rendin kryesor të ditës. Një vit më vonë, duket se njerëzimi ka mbetur në pezm, teksa vazhdon të luftojë risqe ndaj jetës dhe duket se për çdo hap përpara, ka dy hapa pas.

Për 2022-shin Salzman e shikon situatën përsëri të paqetë, kryesisht për arsyet e qarta. Tanimë prej dy vitesh pandemi- të cilën ajo e quan “pandemi ankthi”- trendet e 2022-shit për Salzman mund të përmblidhen nën titullin: “Një rishikim i gjithçkaje mendonim se dinim” (“Measuring Up What We thought we knew”).

Salzman mbajti një seminar online ku prezantoi parashikimin e saj, duke u ndalur gjatë tek ndryshimet në mënyrën e të punuarit, tek hiperlokalizimi i qyteteve apo edhe tek marrëdhënia jonë admirim-frikë me shkencën.

“Në gjysmën e parë njerëzit po shpresonin për një vaksinë por nuk mendonin se ato do të krijoheshin kaq shpejt. […] Sot, gjysma e popullsisë së botës ka marrë të paktën 1 dozë.”, tha Marian, “Ky zhvillim i shkencës ka ngjallur sa admirim, aq edhe frikë ndaj shkencës. “

Duke mbajtur parasysh keqinformimin masiv që ka ndodhur në dy vitet e kaluara në lidhje me pandeminë, Salzman kujtoi se është më e rëndësishme se kurrë që të krijojmë besim tek objektiviteti i shkencës.

“Shkenca dhe të dhënat empirike duhet të jenë në thelb të vendimeve tona të përditshme.”, u shpreh Marian.

Ajo u ndal tek kompanitë me angazhim shkencor, siç është Philip Morris International, që në dekadën e fundit ka investuar shumë para në prova shkencore për të krijuar alternativa me risk të reduktuar ndaj cigares dhe po bën orientohet drejt të qenit një kompani krejtësisht pa tym cigaresh.

“Kompani si PMI fokusohen tek provat shkencore dhe tek publikimi i tyre në mënyrë transparente.”, tha ajo. “Ne realizojmë çdo vit një raport vjetor të gjetjeve shkencore si edhe publikojmë gjatë muajve studime të shumta në revista shkencore.”

Në 2022-shin, ankthi dhe pasiguria janë të pranishme më shumë se më parë, por nga ana tjetër edhe kujdesi për shëndetin mendor, që përkthehet në dashuri për veten.

“Disa mund të priren drejt të qenit më shpirtërore, të tjerë drejt terapisë, ndërsa të tjerë zgjedhin natyrën,”, u shpreh Salzman duke iu referuar qasjeve të ndryshme për përmirësimin e shëndetit mendor.

Por jo vetëm dashuri për veten; ekspertja e komunikimit kujtoi sesi dikur, kur pyesnim njëri-tjetrin: “Si je?” nuk donim ta dinim me të vërtetë sesi është tjetri. Kurse sot, gjithmonë e më shumë interesohemi për shëndetin mendor të njerëzve që takojmë.

Pandemia ka ndryshuar padyshim shumëçka, por ndër ndryshimet më të menjëhershme ishte zbehja e rëndësisë së prezencës fizike në zyrë.

“Per dekada askush nuk e vinte në dyshim sistemin 9-5, kurse tani e imagjinojmë veten në shtëpi edhe gjatë ditës.”, u shpreh Salzman, “Në 2022-shin njerëzit do kërkojnë mënyrën më të mirë të të punuarit për ta dhe kompanive do t’u duhet të ofrojnë kushtet e duhura për punonjësit.”

“Philip Morris International bëri një sistem të quajtur smart work, që kombinon metodat më të mira të punës për secilin punonjës.”, tregoi Marian.

“Smart Work” është një model pune që u jep punonjësve mundësinë të zgjedhin një kombinim të punës nga shtëpia dhe në zyrë. Qasja u ofron punonjësve në mbarë botën fleksibilitet më të madh se kur dhe ku bëhet puna në varësi të nevojave dhe preferencave të tyre individuale, realizueshmërisë së kërkesave specifike të punës si edhe të ligjeve vendore.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

'Ciceron'/ 'Comizi d’amore' te 'Agimi', Festivali i filmit japonez te 'Maks Velo', artisti Gazmend Leka sjell ekspozitën 'Viti Zero' te 'Artet'

'Ciceron'/ 'Comizi d’amore' te 'Agimi', Festivali i filmit japonez te 'Maks Velo', artisti Gazmend Leka sjell ekspozitën 'Viti Zero' te 'Artet'