Të bombarduar nga një seri lajmesh, ndodhish e problemesh të përditshme, na ndodh që shumë shpesh të dëgjojmë njerëz të cilët kanë probleme me ankthin dhe depresionin. Në studion e “Rreze Dielli” folëm pikërisht për këtë temë me Dr. Fleura Shkëmbin, psikologe dhe hipnoterapiste publike. Shkëmbi u ndal së pari tek simptomat tipike të ankthit, të cilën shumë njerëz shpesh nuk duan ta pranojnë.
"Te njerëz të ndryshëm janë simptoma të ndryshme. Ca kanë djersitje të duarve, ca kanë dhimbje të kokës dhe të qafës, kemi dridhje të trupit, nuk na zë gjumi, kemi frymëmarrjen, mund të kesh marrje mendsh, mungesë përqëndrimi. mund të jesh ankthioz edhe pa asnjë lloj shkaku, bobo iku fëmija në shkollë dhe do kalojë rrugën. Mund të fillosh pastaj me mendimet negative dhe mendimet janë pastaj ato që janë gjatë gjithë kohës në kokë dhe organizmi lodhet gjatë gjithë kohës.", - u shpreh Fleura
Gjatë bisedës Dr. Fleura Shkëmbi u ndal edhe tek disa “sekrete” të vogla që të gjithë mund ti ndjekim në mënyrë që ta menaxhojmë sa më mirë stresin e akumuluar i cili mund të shndrrohet edhe në ankth apo depresion. Një theks të vëçantë ajo e vuri tek fakti që ne duhet ta pranojmë veten tonë dhe të mos kemi turp apo të stigmatizohemi nga shoqëria nëse kemi prani të ankthit apo depresionit.
"Së pari duhet ta shikojmë ankthin jo si një gjë kaq të keqe, të fillojmë të mësohemi një herë. Së pari duhet të dimë çfarë është. Mund ta quajmë çregullim dhe njerëzit tremben, por nuk ka ndonjë problematikë se janë 2/3 e popullatës në botë. Por ti pasi e di, fillon e merr një lloj informacioni për këtë gjë duke shkuar tek psikiatri, psikologu, apo tek një ndihmues i shëndetit mendor. Mund të lexoni libra të ndryshëm që të familjarizoheni dhe pastaj të filloni të njihni veten tuaj dhe të jeni në kontakt me të." tha Shkëmbi në studion e "Rreze Dielli"
Njerëzit që nuk mund të përballojnë dot stresin dhe ankthin zgjedhin si rrugë të shkurtër edhe përdorimin e ilaçevve, por sipas Shkëmbit ato duhet ti marrim vetëm në moment të caktuara. Më tej këta njerëz mund të zhvillojnë terapi, të bëjnë joga, palestër apo të tjera aktivitete që i bëjnë të ndihen mirë. E rëndësishme është që të fokusohemi tek vetja dhe të kuptojmë se jemi të vetmit që mund ta ndihmojmë atë.