Si mendoni lidhur me vërtetësinë e këtyre akuzave?
Nuk jam interesuar kurrë për aktivitetin e pronarëve, as për Becchettin, as për Berlusconin kur punoja në Mediaset dhe as gjatë kontratave të mia me RAI-n. Nuk hetoj kurrë, merrem vetëm me punën.
Duket se ka nisur një proces për të mbyllur Agonin…
Ashtu? Isha në Rusi për punë, nuk di gjë. Nuk kam patur kurrë me ta probleme dhe kam paguar gjithnjë taksat. Tani jam pak i shqetësuar sepse u kam dërguar faturën time të fundit një muaj më parë dhe nuk ma kanë paguar ende. Fjala është për një shifër jo të vogël, për të cilën kam derdhur edhe taksën prej 15 përqindësh në Shqipëri. Shpresojmë që gjithshka të zgjidhet më së miri.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 11 Qershor 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)