Qetsor Ferrunaj, ish-fituesi i Big Brother 2 ka folur për kohën kur ai ka qenë konkurrent në këtë format. Ai ka deklaruar se nëse Adela nuk do të ishte lidhur me Bjordin, ajo do të ishte shpallur fituese e atij edicioni.
Sipas tij, lidhja e eklipsoi Adelën dhe deklaroi se ajo ishte vajzë shumë e fortë.
“Po të mos ishte lidhur me Bjordin, ajo ma merrte. Bjordi e eklipsoi, e mbajti në intimitet, e ngatërroi, e bëri emocioni. Plus që Bjordi ishte natyrë e ëmbël, nuk e linte atë që të kapte… Ndjesë pastë, por ajo ishte shumë vajzë e fortë. Fati i saj”, shprehet Qetsori teksa po bisedonte me disa prej banorëve..
Kujtojmë që Adela e ndjerë u nda nga jeta në vitin 2017 si pasojë e një ataku kardiak në moshën 31-vjeçare.