Narkotrafikantët kërcënime të reja për Di Marian: Të presim në Rosario

Narkotrafikantët kërcënime të reja për Di Marian: Të presim në Rosario

Angel Di Maria

Angel Di Maria nuk ia del të shpëtojë nga kërcënimet e bandave të organizuara në Rosario të Argjentinës, vendlindja e sulmuesit 36-vjeçar. Së fundmi, disa banditë sulmuan një pikë karburanti dhe pas disa të shtënave lanë një shënim; “Di Maria po të presim, kjo është për popullin e Rosarios”.

Ky nuk është kërcënimi i parë që i bëhet futbollistit argjentinas, i cili aktualisht luan te Benfica. Pak muaj më parë u la një mesazh shumë i qartë kërcënues para shtëpisë së prindërve të tij: "Thuaji djalit tënd të mos kthehet më në Rosario, sepse në të kundërt do të vrasim një pjesëtar të familjes së tij".

Sulmuesi 36-vjeçar është në një moment shumë të vështirë teksa kishte planifikuar që ditët e fundit të karrierës t’i kalonte në Rosario me këtë skenar që tashmë vështirë të realizohet. Di Maria pritet që tashmë të arrijë një marrëveshje me Inter Miamin, skuadër ku aktivizohet miku i tij, Lionel Messi.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë