Annalivia Villa mbi 2 orë guidë
për kryeveprat e ‘900-s në GKA

Annalivia Villa mbi 2 orë guidë<br />për kryeveprat e ‘900-s në GKA
Annalivia Villa, historiane arti ka udhëhequr mbrëmjen e së martës publikun në një guidë prezantuese të kryeveprave të artit italian të 1900-s që janë ekspozuar dy muaj më parë në galerinë e Arteve në Tiranë.

Dhjetëra shikues kanë ndjekur me kureshtje dimensionet e veprave, ku historiania e artit Villa ka folur duke mbajtur gjatë hapat pranë pikturave, skulpturave, akuareleve dhe skicimeve të autorëve të mëdhenjë si Giacomo Balla, Giorgio de Chirico, Felice Casorati, Vittorio Grassi, Giacomo Manzù, Alberto Savinio e më gjerë.
 
Villa ka folur me detaje për vlerat e shkollës romane deri tek eksponentët e futurizmit, modernizmit dhe natyralizmit në artin italian. Pas kësaj guide që zgjati plot dy orë, Villa rrëfen për kamerën e Report TV se i vlerëson dhe i do të gjithë piktorët që janë në këtë ekspozitë, por si të gjithë njerëzit ka dhe ajo preferencën e saj, shkollën romane të pikturës.
 
 “Unë si studiuese arti i pëlqej të gjitha pikturat e kësaj ekspozite, sepse kanë vlerë të madhe dhe dokumentare në kulturën italiane, vlerë që tregon rrugën e zhvillimit ët artit që nga kohët më të vjetra dhe shkëlqimin e tij me piktorë të mëdhenj dhe me vepra arti të fuqishme. Por unë vetë si individ preferoj shkollën romane, e preferoj për vitalitetin, bukurinë e shprehjes së emocioneve, për forcën e ngjyrave dhe mesazhet e mëdha. Shkolla romane vlerësohet si një nga shkollat e pikturës nga më origjinalet që na riktheu traditën më të mirë të pikturës antike italiane” ,shprehet Villa.
 
Historiania e artit Villa flet edhe për lidhjet mes artistëve shqiptarë dhe italianë, që e konsideron si fryt të një bashkëpunimi të pandërprerë kulturor.
 
“Italia është bërë një studio arti, jo vetëm për artistët shqiptarë, por nga e gjithë bota. Pas rënies së komunizmit rifilluan marrëdhëniet që kanë pasur shqiptarët me artin italian dhe Italinë. Shumë artistë shqiptarë janë dashuruar me këtë art dhe kështu pasi kanë mësuar prej tij kanë nisur rrugën e tyre. Ata kanë tashmë studiot e tyre në Itali dhe veprat e artit”, shprehet Villa.
 
Ky udhëtim guidë i Annalivia Villa-s me veprat e artit është mundësuar nga Ambasada Italiane në Tiranë në bashkëpunim me Galerinë e Artit Modern të Romës.

[gallery]21154[/gallery]

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori Mehdi Malkaj lë spitalin! Si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori Mehdi Malkaj lë spitalin! Si paraqitet gjendja e tij shëndetësore