Pak ditë pasi kandidati republikan për presidencialet në SHBA propozoi ndalimin e përkohshëm të myslimanëve në Shtetet e Bashkuara si masë ndaj masakrës në San Bernardino, një kundërpërgjigje ka ardhur nga Grupi i “hacker”-ave “Anonymous”, të cilët sulmuan faqen e internetit " Kulla e Trump", siç njihet ndryshe qiellgërvishtësja 68-katëshe që mban firmën e Donald Trump në Manhattan.
Faqja u bllokua për rreth një orë, ku “Anonymous”, kishte shkruar në tëiter “Faqja e kullës së Trumpit në Nju Jork është rrëzuar, si shenjë deklarative kundër racizmit dhe urrejtjes”.
Postim i kësaj të premteje vijonte edhe me një paralajmërim: Donald Trump, duhet të mendoni dy herë përpara se të flisni diçka. Jeni i paralajmëruar zoti Donald Trump. Sakaq, një fakt i tillë nuk është komentuar nga Trump.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com