Edhe ADN-ja luan një rol në anoreksi.Studimi më i madh bërë deri në ADN-në e pacientëve anoreksik ka zbuluar një gjen, i quajtur EPHX2, i lidhur me sëmundjen dhe i përfshirw në metabolizmin e kolesterolit.
Në krye të studimit Maxi-multicenter që përfshiu më shumë se 24 qendra kërkimore në botë, është Nicholas Shork i Institutit të Kërkimeve Scripps (TSRI) në La Jolla, Kaliforni.Hulumtimi është publikuar në revistën “Molecular Psychiatry”.
Anoreksia është një sëmundje e përhapur, sidomos në mesin e grave dhe vajzave, dhe ndikon deri në 1% të grave. Kjo është sëmundje psikiatrike me vdekshmërinë më të lartë dhe është e lidhur me faktorë kulturore, sociale dhe familjare, dhe gjithashtu me një periudhe të ndjeshme si puberteti. Por studimet e binjakëve kanë treguar një kontribut të gjeneve në sëmundje. Megjithatë, deri më tani asnjë studim gjenetik nuk ka dalluar një gjen specifik, që është i lidhur me të.
Ekspertët kanë marrë në studim një total prej mbi 1.200 anoreksike dhe gati 2 mijë subjekte të shëndetshme dhe kanë bërë një studim gjenetik të të gjithë spektrit.
Në përfundim, u izolua gjeni EPHX2 që furnizon qelizat të sintetizojnë një enzimë që rregullon metabolizmin e kolesterolit.
Tek anoreksikët u gjet shpesh ky gen i ndyshuar. Ekspertët besojnë të jetë në rrugën e duhur, sepse gjen në fjalë është i rëndësishëm për të rregulluar kolesterolin dhe anoreksikët shpesh e kanë këtë në vlerë të lartë. Kolesteroli është thelbësor për funksionimin e neuroneve dhe prandaj ndryshimet e tij ndikojnë në humor.
Mbetet për të kuptuar se si EPHX2 shkakton ose mbështet vazhdimin e sëmundjes, të shkaktuar nga rrugë të tjera.
Redaksia Online
(Jetona Koçibelli./Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com