Anri Haxhi e Ardit Perkeqi, fitues për
pllakatin “Një hap më pranë BE-së”

Anri Haxhi e Ardit Perkeqi, fitues për<br />pllakatin “Një hap më pranë BE-së”
TIRANE- Në ambientet e Qendrës së Informimit të Bashkimit Europian, Delegacioni i BE-së në Tiranë çeli dje  ekspozitën e pllakateve me temë “Një hap më pranë BE-së”, ndërsa shpalli edhe dy punimet fituese me rastin e marrjes së statusit të vendit kandidat në BE. Nga 36 punimet e paraqitura (pllakate) të punuara nga artistë të rinj nga mosha 18 deri 25 vjeç, vetëm 20 prej tyre u përzgjodhën për t’u prezantuar në këtë ekspozitë, e cila do të qëndrojë e hapur deri më 31 korrik.

Përfaqësuesi i BE-së, Clive Rumbold, duke falënderuar artistët e rinj për pjesëmarrjen tha se “se “artet nganjëherë mund të jetë mënyra më efektive dhe më efikase për të komunikuar mesazhe sociale dhe politike, dhe ndërtimin e mirëkuptimit dhe dialogut mes kulturave të ndryshme, dhe kjo është arsyeja pse BE-ja është e angazhuar për të investuar në kulturë, siç është edhe nënshkrimi i programit më të madh të kulturës në BE, marrëveshja e quajtur “Europa Krijuese” ,e cila ka për qëllim të mbrojë dhe të promovojë diversitetin kulturor dhe gjuhësor europian, si dhe për të hapur mundësitë ndërkombëtare, tregje të reja dhe audienca, dhe për të ndihmuar sektorin e kulturore për t’u përshtatur me moshën dixhitale”.

Ndërkohë pas fjalës së Z.Rumbold, u shpallën edhe 2 punimet fituese dhe përkatësisht ato ishin. Çmimi i dytë (vlerësuar me 300 Euro) nga Ardit Perkeqi me motivacionin “Përmes një motivi kombëtar dhe historik, imazhi përcjell një mesazh të ndërtimit të një procesi nëpër të cilin kalon vendi ynë”, dhe çmimi i parë (vlerësuar me 700 Euro) nga Anri Haxhi, me motivacionin “Një punim I cili paraqet në mënyrë shumë të pastër, duke ndërthurur artin e thjeshtësisë me mesazhin që përcillet në një kontekst të qartë”.  


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 19 Korrik 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)   

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë