Anri Sala kthehet me
video në Tiranë

Anri Sala kthehet me<br />video në Tiranë
TIRANE- Galeria Kombëtare e Arteve prezanton performancat në video të artistëve shqiptarë dhe të huaj të cilat përmblidhen me diçiturën "All About These... Ladies and Gentlemen", një projektim videosh kuruar nga Fani Zguro, në bashkëpunim me Gallery On The Move. Shfaqja e videove ka nisur më 10 mars dhe do të zgjasë deri më 20 mars, në sallën e ekspozitave të Galerisë Kombëtare të Arteve. “All About These... Ladies and Gentlemen” nisi në vitin 2013 në Viafarini në Milano. Në janar të këtij viti u prezantua edhe në “Pilot Gallery “ në Stamboll. Sipas kuratorit Fani Zguro ky është një projekt që vazhdon duke ndryshuar në kohë.

Çdo prezantim i ri do të ketë në përmbajtje artistë dhe video të reja, në një strukturë që mbetet e njëjtë, ndërsa informacioni zëvendësohet me data të tjera. “Një herë e një kohë shihja filmat e Ingmar Bergmanit; tani hedh shënime të marra nga E-flux dhe Art-agenda. “All About These… Ladies and Gentlemen” është thjesht një ilustrim i imazheve që i dhanë jetë këtyre shënimeve”, shprehet Fani Zguro. Anri Sala, Alban Muja si dhe Jakup Ferri janë tre nga 65 artistët të cilët do të vijnë nëpërmjet këtyre videove në Galerinë Kombëtare si pjesë e projektit "All About These... Ladies and Gentlemen".

Në muajin prill projekti do të shfaqet në Art Cologne, Köln (Gjermani). Disa nga artistët që do të vijojnë të shfaqin videot janë Shadi Habib Allah, Maria Thereza Alves, Ziad Antar, Luca Bolognesi, Erik Bünger, Miguel Calderón, Francisco Camacho, Barbara Ceriani Dina Danish, Shingo Yoshida, Philippe Fernandez, Mariette Schiltz and Bert Theis, Santiago Sierra, Sean Snyder, Stefanos Tsivopoulos, Esme Valk, Eltjon Valle, Helidon Xhixha, etj, etj

Shkrimi u publikua sot (13.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë