Shqipëria ka shënuar këtë vit një fluks të lartë turistësh, duke ‘i rrëmbyer’ kështu pushuesit Italisë por jo vetëm. Në një artikull dedikuar pushuesve italianë që ‘braktisën’ vendin e tyre për të kaluar pushimet, agjencia e lajmeve ANSA, ka bërë një raport të çmimeve në Itali krahasuar me vendin tonë, të cilat janë 2-3 fish më të larta.
ShkrimI i ANSA:
Në Itali, shërbimet turistike kushtojnë deri në 248% më shumë se në vendpushimet bregdetare të Shqipërisë. Kështu thuhet në një raport të Consumerismo No Profit, ku u krahasuan çmimet dhe tarifat e destinacioneve kryesore bregdetare shqiptare dhe atyre italiane.
“Për të fjetur 7 netë në një nga resortet bregdetare të Shqipërisë, nga data 21 deri më 28 gusht në një dhomë dyshe, kostoja minimale fillon nga 175 euro në Vlorë deri në 420 euro në Qeparo
Nëse zgjidhni struktura ekskluzive apo luksoze në Itali, kostoja maksimale arrin në 5653 euro, ndërkohë në Vlorë dhe destinacionet e tjera shqiptare shkon në 2300 euro”, shkruan agjencia e lajmeve Ansa, duke iu referuar raportit.
Sipas Consumerismo No Profit një javë qëndrimi në hotelet italiane fillon nga një minimum prej 564 euro në Milano Marittima, 735 euro në San Vito Lo Capo dhe 889 euro në Villasimius, por mund të arrijë, në strukturat ekskluzive dhe deri në 17,378 euro në Viareggio.
“Ambientet e plazheve në Itali kushtojnë mesatarisht 162% më shumë se brigjet shqiptare”, vijon artikulli.
Sipas të dhënave një vakt i plotë me bazë peshku në Shqipëri kushton mesatarisht midis 20 dhe 25 euro për person, kundrejt 45/65 euro në Itali.
“Sigurisht që nuk është rastësi që ka një rënie prej 30% të pranisë së bashkatdhetarëve në resortet kryesore bregdetare të vendit tonë, ndërkohë që plazhet e Shqipërisë, Kroacisë dhe Spanjës janë pushtuar nga turistët italianë”, komenton presidenti Luigi Gabriel.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.1%
-
Jo
30.7%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3607
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Udhëtonte shpesh mes kufirit Shqipëri-Itali, 27-vjeçarit shqiptar i gjendet dhoma e hotelit e mbushur me kokainë! Merrte makinë me qira për ta shpërndarë
10 Janar, 21:28
-
Itali/ Trafikonte kokainë me postë përmes rrjetit WhatsApp, 30-vjeçari shqiptari kapet dhe me drogë të fshehur në pjesët intime! 50 euro doza
10 Janar, 21:10
-
Vrau me armë ukrainasin e pastrehë tre muaj më parë në Itali, shqiptari arrestohet në Slloveni! Mbante dhjetëra identitete të rremë, i skeduar për krime
10 Janar, 20:43
-
Nënshkruhet marrëveshja, sistem i ri i pagesave të shpejta në vendet e Ballkanit Perëndimor
10 Janar, 16:47
-
Pensionet në Itali/ Dhoma e Deputetëve ratifikoi marrëveshjen, Aliaj: Pritet të kalojë në Senat, ja kategoritë përfituese
10 Janar, 14:46
-
Zbardhet vrasja e sipërmarrësit shqiptar në Itali, bashkatdhetari pranon krimin: E prita në një zonë të errët, ku s'kishte kamera
10 Janar, 13:19
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Ambasadori italian: Situata shumë konfliktuale, fushata të jetë me fakte e programe! Qeveri teknike? 'Vendos politika'
10 Janar, 11:21
-
Itali/ Sipërmarrësi shqiptar vritet me një plumb në vendin e punës, policia arreston bashkëatdhetarin si vrasës të dyshuar
9 Janar, 21:31
-
Pensionet në Itali/ Dhoma e Deputetëve ratifikon marrëveshjen, pritet Senati! Përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë
9 Janar, 16:39
-
Meloni: Gjykata e Kasacionit na dha të drejtë, qendrat e emigrantëve në Shqipëri janë gati për të funksionuar
9 Janar, 13:27
-
Të akuzuar në Itali dhe Suedi për trafik narkotikësh dhe kanosje për vrasje, kapen 3 persona të shpallur në kërkim (EMRAT+VIDEO)
9 Janar, 08:41
-
Itali/ Kishte fshehur rreth 20 mijë euro në pelenat e mbesës, në pranga shqiptari klandestin! I sekuestrohet kokainë edhe në makinë, nervozizmi e tradhtoi
8 Janar, 22:36