ANSA: Shqipëri e ekzaltuar, lotë dhe
nderë për heronjtë e saj të futbollit

ANSA: Shqipëri e ekzaltuar, lotë dhe<br />nderë për heronjtë e saj të futbollit
Është një ditë historike dhe Shqipëria thjesht është e ekzaltuar për kombëtaren e saj të futbollit.
 
Për herë të parë në histori ajo është kualifikuar për një fazë finale të një turneu të madh futbolli, thënë ndryshe për Euro 2016 që do të zhvillohet në Francë nga 10 qershori deri më 10 korrik të verës së ardhshme.
 
Do të jenë atje edhe Shqiponjat e Tiranës dhe merita shkon, ndërmjet të tjerëve, edhe te trajneri italian, Gianni De Biasi dhe ndihmësi i tij, Paolo Tramezzani, i cili bën edhe komentatorin teknik të RAI-t.
 
Shqipëria shkruajti historinë duke fituar 3-0 në fushën e Armenisë dhe për kuqezinjtë gëzimi është akoma më i madh nëse mendohet se në grupin e tyre ishin rivalët e vjetër serbë, me të cilët një ndeshje shkon përtej futbollit.
 
Këtë e tregoi sfida në Beograd, që do të kujtohet nga droni që provokoi pezullimin e ndeshjes.
 
Dhe pikërisht për këtë feston edhe Kosova.
 
Pas ndeshjes me Armeninë, trajneri Gianni De Biasi pothuajse nuk foli për shkak të emocioneve të mëdha dhe lotëve në sytë e tij që tregonin lidhjen e madhe me vendin që e adoptoi duke i dhënë edhe pasaportën.
 
”Është kënaqësia më e madhe e karrierës time”, tha ai.
 
I emocionuar është edhe drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare që komentoi për Sky rrugëtimin e kësaj kombëtareje.
 
I emocionuar është dhe ish-lojtari i Lazios, Lorik Cana, që i çmendur nga gëzimi, thotë se më në fund ëndrra u bë realitet.
 
Ai dhe shokët e tij janë shndërruar në heronj autentikë kombëtarë, aq sa presidenti i Republikës, Bujar Nishani u dha medaljen ”Nderi i kombit”, i krahasueshëm me Urdhërin e Kavalierit në Itali.
 
Kushedi çfarë do të ndodhë, të vjen të mendosh, nëse skuadra do t’ia dalë edhe në Francë.
 
Megjithatë, skuadra i gëzohet tani kësaj sipërmarrjeje autentike, frut, që nuk duhet të harrohet, edhe i zgjerimit të formatit të turneut kontinental që bëhet me 24 skuadra.
 
Ja përse në Francë do të jenë edhe ato që një herë e një kohë ishin ”xixëllonja” si Shqipëria, Islanda, Irlanda e Veriut dhe Uellsi, të gjitha me dëshirën për të treguar, verën e ardhshme, se nuk bëhet fjalë për një flakë kashte.
 
Atëhere ”po”, që për Shqipërinë e Madhe ëndrra do të vazhdojë./ATSH/


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Arrestohet çifti shqiptar në qendër të Athinës, u kapën me lëndë plasëse dhe armë në makinë

Greqi/ Arrestohet çifti shqiptar në qendër të Athinës, u kapën me lëndë plasëse dhe armë në makinë