Ansambël harqesh e kuartete, muzikë klasike në Lezhë! Nxënësit e shkollës ‘Besëlidhja’ në piano dhe violinë

Veprat e klasikëve të zgjedhur Botërorë si Mozart, Bach, Leclair erdhën nën tingujt e pianos dhe violinës përmes një koncerti nën interpretimin e artistëve të vegjël të shkollës së Muzikës “Besëlidhja” në Lezhë duke i dhuruar emocione të bukura publikut.

Tingujt e pianos dhe violinës me pjesë të zgjedhura të elitës së klasikëve Botërorë rikthyen edhe këtë verë muzikën klasike përmes një koncerti në Lezhë, ku protagonistë ishin artistët e vegjël

Artistet e shkollës “Besëlidhja”, Melisa Figuri e Fabio Markolaj Sonila Bushi interpretuan në piano dhe violinë pjesë nga veprat e klasikëve të mëdhenj si Johann Christian Bach, Wolfgang Amadeus Mozart, Leclair dhe Shostakovich.

Për protagonistet e koncertit angazhimet e tyre nuk mbarojnë me shkollën, pasi publiku është gjithnjë në pritje të këtyre eventeve dhe kjo është ajo që edhe ata duan. 

“Mua më pëlqen shumë fakti që dolëm mirë dhe publiku na priti mirë" tha Melisa Figuri, violiniste.

"Në gjithëkund pasi mbarojmë shkollën, kemi angazhime të tilla siç jemi sot. sot ishte një ditë e veçantë për ne sepse publiku na dha shumë mbështetje pasi publiku është si një çmim për ne muzikantët. Jemi kënaqur shume” , u shpreh Sonila Bushi, pianiste.

“Koncertet janë bërë pjesë e jona, sidomos dhe gjatë verës, publiku është mësuar me ne që të na presë dhe shpresojmë që të shtohen koncerte të tilla", tha Fabio Markolaj, violinist.

Mbresat mbi evente të tilla koncertore nuk mungojnë as nga spektatoret e pranishëm  të cilët shprehin rëndësinë për mbajtjen e këtyre eventeve.

"Tashmë pas kaq vitesh funksionin shkolla “Besëlidhja” duke nxjerrë talente të reja në muzikën klasike dhe tashmë do të ishte e pakuptimtë të mos vazhdonte kjo traditë apo të kthehej në diçka normale në vendin tonë”, tha një qytetarë.

Muzika klasike është bere pjese e ritualit kulturore te Lezhës, falë hapjes së shkollës së muzikës 8 vite më parë e cila po nxjerr mjaft talente në këtë drejtim.

M.T/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Barzay: 26/07/2023 06:47

    Po me bahet shume qefi qe zhvillohen keto tipe koncerte ne lezhe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Më mirë Gjini se Pjerini'! Rithemelimi, këngë për Gjin Gjonin (VIDEO)

VIDEO/ 'Më mirë Gjini se Pjerini'! Rithemelimi, këngë për Gjin Gjonin (VIDEO)