I përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, arrestohet në Abu Dhabi anëtari i bandës së Plaurent Dervishajt! Pritet ekstradimi i tij

Është arrestuar në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara, Amar (Dritan) Shkëmbi i shumëkërkuar nga autoritete shqiptare si anëtar i një grupi kriminal. Operaconi është zhvilluar nëpërmjet një bashkëpunimi mes SPAK dhe Interpol Abu Dhabi në koordinim me qendrën e Interpolit në Francë.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kishte caktuar më herë masën e arrestit me burg për Dritan Shkëmbin, për përfshirjen e tij në atentatin e organizuar ndaj ish prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja në vitin 2019. 39 vjeçari dyshohet se bashkë me dy persona të tjerë ka qenë në makinën që ka hapur zjarr ndaj automjetit ku ndodhej ish prokurori Arjan Ndoja që po qarkullonte në mbikalimin e Shkozetit në rrugën ‘Tiranë-Durrës’.

Dritan Shkëmbi i shpallur në kërkim nga SPAK, njihet si anëtar i bandës së Plaurent Dervishajt, i shpallur në kërkim pas rrëfimit të Luftar Reçit, i cili ka treguar dinamikën e vrasjes së Klodian Saliut, vrasje në të cilën bashkëpunëtori i drejtësisë, ka treguar se ka marrë vetë pjesë, së bashku me Plaurent Dervishaj.

Pas arrestimit të tij, pritet nisja e procedurave për ekstradimin drejt Shqipërisë ku do të gjykohet lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij, “Vrasja në rrethana cilesuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve luftarake dhe i municionit, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar krininal”.

Si u organizua atentati ndaj ish prokurorit Arjan Ndoja

Amar (Dritan) Shkëmbi dhe Julian Meçaj kanë komunikuar në aplikacionin ‘SKY’ mes datave 13 gusht dhe 23 shtator të vitit 2019 për të rënë dakord mbi sigurimin e kushteve dhe mjeteve për realizimin e vrasjes së ish prokurorit të Durrësit dhe Pëllumb Muharremit që ndodhej me të në makinë. Ata kanë komunikuar vazhdimisht në këtë aplikacion me qëllim që të mos përgjohen dhe identifikohen nga hetuesit e prokurorisë.

Nga 11 personat e shpallur në kërkim për këtë atentat, ende nuk janë vënë në pranga 3 prej tyre. Më herët për këtë ngjarje janë arrestuar Redjan Rraja (5 nëntor 2019) dhe Arjol Halilaj në 5 maj të 2020-ës. Ndërsa në 20 janar të këtij viti u arrestuan Genti Ndërjaku alias Akil Ndërjaku, Marsel Deçka, Endrit Sinani, Julian Pjetri dhe Bashkim Haxhija.

Pas arrestimit të Amar Dritan Shkëmbit, në kërkim për atentatin janë 3 persona, Julian Meçaj, Ramazan Rraja dhe Plaurent Dervishaj i cili dyshohet se ndodhet në Dubai.

Atentati ndaj prokurorit Ndoja
Në vitin 2019 një atentat me breshëri automatiku iu bë ndaj ish- prokurorit Arjan Ndoj pranë mbikalimit të Shkozetit. Ngjarja ndodhi më 1 nëntor të vitit 2019 në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të mbikalimit të Shkozetit. Ditën e ngjarjes Prokurori Ndoja ishte në automjet me një person me precedentë penalë, të njohur si i "forti i Sukthit",  Aleksandër Laho (alias Pëllumb Muharremi). i njohur si 'Rrumi i Shijakut', dhe me Andi Malokun, ish-punonjës i policisë në komisariatin e Krujës, shofer i prokurorit, i cili mbeti i vdekur. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:35
I përfshirë në atentatin ndaj Arjan Ndojit, kush është Amar Shkëmbi që u arrestuar sot Abu Dhabi, miku i ngushtë i Lulzim Bashës

1677166604_8000eddd1.png

Ditën e sotme është vënë në pranga Amar Shkëmbi, i cili akuzohet si i përfshirë në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji. Po kush është Amar Shkëmbi? Shkëmbi është arrestuar edhe më herët, në 2018 në Holandë, pasi i janë gjetur dhe sekuestruar 60 kg heroine, por nuk dihet si ka dalë nga burgu. Ndërkohë, ai njihet edhe si miku i ngushtë i ish- kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arsen: 23/02/2023 19:10

    Kush Jane kta nw tirane shkoder dhe Fier?

    Përgjigju
  • Lenti: 23/02/2023 17:25

    Avash avash po shihen gjerat, grupet e vjetra Po investojne cdo qindarke dhe kapacitet Me intriga dhe spiundheqe ne menyre qe te cojne policine Dhe prokurorine ne drejtimin qe ato duan! Lul berisha ska lidhje me kte plarentin se jane nda me kohe, Qekur i ndau motren Dhe jane kundershtare te betuar, Dhe shoket qe ishin te perbashket jane ndare ne 2 fraksione, Ne te cilat fiton profesori me aftesi dhe stazh me te madh Qe eshte luli ne durres, ai tjetri ne tirane, dhe ai ne shkoder Dhe sigurisht me mbeshtetjen e atij ne fier... Por dhe elbasani ka dhene ndihmen e vet Dhe ne fund jane bashke per nje qellim duke bashkepunuar dhe Me 2-3 nga burgu qe presin te marrin frenat( sipas tyre) kur te dalin Si ne big brother... te vjetrit me te rinjte per ti dhene mesim Qe mos u merr me baben! Dalt per hajr..

    Përgjigju
    • Eri: 24/02/2023 00:12

      O fieri bravo ashtu them dhe un. Ore po ky renato cami a ka ndonji shok tfort ntiron. Shullazin apo altin lamen ?

    • Fieri 2: 23/02/2023 23:24

      Po as renato as beni sjane fierake fiks, As luli seshte durrsak eshte maqedonas, Ktu asnje i forte s'eshte me Kombesi shqiptare..te gjithe emigrant ne shqiperi!!! Ne vlore e ne fier çam, ne tirane lloj lloj rracash pa identitet gabel e hajtut bagetish malesh qe kane zbrit ne fushe, ne shkoder malazez e serb dhe njerz pa asnje indetitet, Ne korce Coban Rumun e gabel hajduta 7 dyqanesh, Berat me polican njerez nga mali baba aliu..me lidhje fieri e martesa mes kushurirash duke i dergu neper itali e hollande e blegjike gjermani, qe sot gjysma s'egziston, gjysma ben gangon nderkohe qe i kane marre per gra ato.. Respekt.

    • Fier: 23/02/2023 20:59

      Cunat e lentit jan djemt e motres lulit ok dagu mos fol kot ne fier luli ka mik ben qimen renato çami nuk I do kosovaret apo verioret e sigurt fare

    • Eri: 23/02/2023 19:43

      Kush qenken kto mor vlla se jan shtu aq shum sa spo marrim vesh mo .. sa per lulin me lentin ja ke fut kot se jan nipat ne mes e skan ca me bo , kush na qenka ky ne fier se atje ka me dhjetra. Beni apo renato. Po ne shkoder

    • Shteti: 23/02/2023 17:55

      ene ma e thjesht kjo pune, zgjedhjet po vijne e Rrumi e dijme se ne cilen ane eshte. Ata ne Shkoder i nxorren, ne Elbasan e zhduken njenjen pale e me rradhe

  • arturi: 23/02/2023 16:38

    plarent dervishajn nuk e arrestoni...edhe ai ne dubai eshte ,,pse nuk e arrestoni....shtet legen....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim