Policia e Shtetit ka sekuestruar ditën e sotme në Mamurras 182 kg kanabis, ka asgjësuar 27 820 rrënjë, ndërsa në pranga kanë rënë 4 persona, mes tyre edhe një inspektor i Krimeve të Rënda.
Të arrestuar janë Lefter Nelaj, Bashkim Kodra, Hashim Nelaj dhe inspektori i Krimeve të Rënda Ramazan Kasmi.
Ramazan Kasmi ishte me detyrë inspektor policie i Krimeve të Rënda në Kurbin.
Kasmi ishte përjashtuar në vitin 2007 nga policia, por ishte rikthyer në detyrë.
Në operacion për arrestimin dhe sekuestrimin e kanabisit morën pjesë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Policia e Shtetit.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com