TIRANË- Drogë kanabis sativa e presuar në formë çokollate dhe logo deveje u gjet nga agjentët e Antidrogës së Tiranës në një shtëpi, në kuadër të një megaoperacioni për goditjen e shpërndarjes së narkotikëve në kryeqytet.

Gjatë këtij aksioni u gjetën edhe shuma të konsiderueshme parash, që dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale. Në operacionin “Labirinti”, i finalizuar paraditen e së premtes, 14 nëntor, u gjetën edhe armë e kokainë.

Në total, në hetimet që zgjatën 5 muaj, u identifikuan 44 persona, mes të cilëve 6 të arrestuar më herët, 25 masa “arrest në burg” të ekzekutuara këtë të premte, 18 deri në 52 vjeç, mes të cilëve edhe 2 të mitur 16 dhe 17 vjeç. 13 të tjerë janë të shpallur në kërkim.

Nga kontrollet e kryera në banesa dhe ambiente të tjera u gjetën dhe sekuestruan 2.4 kg kokainë, 16 kg resin në formë çokollate, 22 kg vaj kanabisi dhe sasi tjetër kanabisi, 1 pistoletë, 3 armë gjahu, 118,900 euro të dyshuara të vjedhura në bankë jashtë shtetit në banesën e njërit prej të arrestuarve, të identifikuara përmes numrave serial dhe bojës së bankës, 2300 euro të tjera, qindra fishekzjarrë, 28 celularë dhe peshore elektronike dhe 4 makina. Në të njëjtin operacion u arrestuan edhe 3 të tjerë, nga mosha 18 deri në 21 vjeç, për përkrahje të autorit të krimit dhe kundërshtim të policisë, dhe një 30-vjeçar për moskallëzim krimi.

Për paratë e gjetura që dyshohet se mund të jenë vjedhur në bankë jashtë shtetit, policia pritet t’i drejtohet Interpol-it për të lidhur komunikim me autoritetet shtetërore të vendit përkatës.

Pjesë e këtyre personave janë disa grupe të ndryshme, një pjesë punonin edhe individualisht, dhe e shpërndanin drogën në disa zona të Tiranës, kryesisht pranë lokaleve. Pjesë e rrjetit dyshohet se janë edhe persona të tjerë, për të cilët hetimi vijon për dokumentimin e veprimtarisë kriminale.

Emrat e personave të rënë në pranga
Emrat e personave të arrestuar më herët 

 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?