Antigone, zbulohet në rrënoja
gur xhami "misterioz"
Në rrënojat e qytetit antik te Antigonesë, në rrethin e Gjirokastrës, është zbuluar dje një gur i rrallë unaze ose medalioni, që arkeologët dyshojnë se ka të pasqyruar figurën e Pirros së Epirit, hipur në një karrocë beteje në një çast luftimi.
Në rrënojat e qytetit antik te Antigonesë, në rrethin e Gjirokastrës, është zbuluar dje një gur i rrallë unaze ose medalioni, që arkeologët dyshojnë se ka të pasqyruar figurën e Pirros së Epirit, hipur në një karrocë beteje në një çast luftimi.
Zbulimi është bërë gjatë punimeve të ekspeditës së përvitshme arkeologjike “Antigone 2012”, organizuar nga Instituti i Arkeologjisë pranë Qendrës së Studimeve Arkeologjike, në bashkëpunim me Parkun Arkeologjik Antigone, në sektorin G, kuadrati nr 10.
Ëngjëllush Serjani, drejtori i Parkut Arkeologjik të Antigonesë, tha sot për ATSH-në, se objekti i rrallë arkeologjik është një gur xhami, ndoshta unazë ose medalion, mbi të cilën është gdhendur me një finesë të jashtëzakonshme në reliev një pamje e dy kuajve dhe një luftëtari në vrapim e sipër.
"Është ende herët të japësh një version zyrtar. Ky objekt kërkon kohë të studiohet nga arkeologët, për të përcaktuar datimin”, thekson Serjani.
Antigonea shtrihet në shpat të malit të Lunxhërisë, në vendin e quajtur Jermë, vend i djegur, me një sipërfaqe prej 90 ha. Qyteti antik mban emrin e gruas së parë të Pirros, Antigonës, vajzës së mbretit të Egjiptit, Ptolemeut.
Ky qytet, i ndërtuar në vitin 297, ka një arkitekturë që i ngjan fushës së shahut. Nga jugu në veri janë rrugët primare, 7 m të gjera e me trotuare në të dy anët e saj.
Brenda parkut janë zbuluar tri kisha të periudhes Paleokristiane dhe një kapelë martirium, ku gjendet një mozaik mjaft i rëndësishëm, që i përket antikitetit të vonë, ku paraqitet Shën Kristofori me palmën e martirit në dorë, një nga ikonografitë më të hershme në klasifikimet globale.
Në fillim të vitit 2006, me një vendim të Këshillit të Ministrave, qyteti antik i Antigonesë mori statusin e Parkut Arkeologjik.
marrë nga ATSH(ad.ti/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
53.3%
-
Jo
32.9%
-
Nuk e di
13.8%
Vota total: 1483
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Veliaj: Kongresi, përgatitje për fitoren e madhe të Edi Ramës dhe PS-së në 2025: Më e mira është përpara
28 Korrik, 22:49
-
Elbasan/ Burri plagosi me thikë ish gruan, arrestohet, 48 vjeçarja dërgohet në spital (EMRI)
28 Korrik, 22:45
-
Erdogan kërcënon Izraelin: Ashtu siç kemi hyrë në Karabak dhe Libi, do bëjmë të njëjtën gjë me ta
28 Korrik, 22:26
-
Pogradec/ Sherr me thika midis dy të miturve! 15 vjeçari përfundon në spital
28 Korrik, 22:20
-
Përplasja e bandave në Elbasan, C4 që do kishte shkaktuar masakër në treg! Çfarë rrëfeu shënjestra: Isha postieri, shënjestra…
28 Korrik, 22:11
-
Gjirokastër/ Zjarr në afërsi të një biznesi, dyshohet i qëllimshëm! Zjarrfikësit ndërhynë në kohë për të shuar vatrën
28 Korrik, 22:02
-
Skënder Minxhozi: Ta gëzosh qeverinë teknike, Doktor!
28 Korrik, 22:00
-
Trafik i rënduar në aksin Balldren-Milot! Radhë kilometrike automjetesh
28 Korrik, 21:56
-
Shtëpia e Bardhë fajëson Hezbollahun për sulmin 'e tmerrshëm' në Golan
28 Korrik, 21:55
-
Macron bisedë telefonike me Netanyahun: Dënon sulmin në Lartësitë e Golanit, por i kërkon të mos ketë përshkallëzim
28 Korrik, 21:46
-
Ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës, ja përse
28 Korrik, 21:34
-
Zgjedhjet presidenciale në Venezuelë/ Karrigia e Maduros në rrezik, kërcënon me 'luftë civile' nëse nuk zgjidhet
28 Korrik, 21:24