TIRANE-Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë kanë përfunduar kontrollin për të certifikuar regjimin automatik në të gjitha pikat e karburantit në vend në zbatim të planit operacional anti-informalitet “Pa kupon s’ka karburant”. Përgjatë muajve gusht dhe shtator u realizua kontrolli dhe vendosja e regjimit automatik në të 1117 subjektet që tregtojnë hidrokarbure dhe gaz të lëngshëm në të gjithë Shqipërinë, thotë Drejtoria e Tatimeve.
Në të gjitha këto subjekte janë vendosur 2176 regjime automatike të instrumenteve matës, ligjërisht të kontrolluar, ndërsa u konstatuan 15 shkelje të legjislacionit tatimor. “Kemi mbuluar me kontrolle të gjithë territorin e vendit, duke siguruar që pompat të jenë në regjim automatik, duke certifikuar me plumbçe, secilën prej tyre” – tha Drejtoresha e Përgjithshme e DPT, Delina Ibrahimaj, ndërsa ndoqi nga afër njërin prej inspektimeve në Tiranë.
Delina Ibrahimaj theksoi se tashmë kontrollet do të vijojnë për të monitoruar respektimin e ligjit edhe tek subjektet që janë konsumatorë të mëdhenj të karburantit. "DPT do të vijojë kontrollin në subjektet, që janë konsumatorët më të mëdhenj të karburantit, për të garantuar ligjshmërinë e veprimeve të tyre, si edhe rikontroll në subjektet e certifikuara tashmë ligjërisht në regjim manual" thonë Tatimet.
Por cilët bëjnë pjesë në këtë kategori? Te konsumatorët e mëdhenj janë flotat detare, firmat e ndërtimit, por edhe kompani të tjera të mëdha që e përdorin shumë karburantin. Për shembull, firmat e mëdha të ndërtimit që blejnë karburant dhe i furnizojnë vetë mjetet e tyre do të jenë subjekt i kontrollit për të parë nëse janë në rregull, pra që hyrjet dhe daljet rakordojnë dhe që nuk e blejnë karburantin për qëllime tregtare, por për nevojat e tyre.
“Konsumatorë të mëdhenj” janë kompanitë që konsumojnë për nevojat e veta nënproduktet e naftës në një sasi jo më pak se 50 m3 në muaj dhe që posedojnë instalime depozitimi të këtyre produkteve. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në fund ka edhe një apel për të gjithë subjektet që të vetëdeklarohen në përmbushje, ndërsa respektimi i ligjit mbetet detyrim për të gjithë.
-
Mu deri tash nuk me ka dhane kush skontrino fiscale. Ata ma te ndershmit me kane pyetur-A don me ta dhane kuponin apo jo? kur normalusht duhet te ma japin para se paguaj.
Përgjigju -
Per ato tatimpagusit e medhenj qe ftoi Kryeministri e ke fjalen? Ato do kontrolloni? Tallni b*then pse jo. Nga 2000 kontrolle 15 shkelje...
Përgjigju -
Lesh me qime. Sapo mora karburant ne nje emer te njohur. Asnje fature nuk nxori paisja dhe as nuk me dha fature.
Përgjigju











Komente
Komento