Anti-informaliteti/ Miliona lekë dëm shtetit me faturat TVSH, pranga 17 biznesmenëve të ndërtimit e policisë private, 2 në kërkim

Anti-informaliteti/ Miliona lekë dëm shtetit me faturat TVSH, pranga 17 biznesmenëve të ndërtimit e policisë private, 2 në kërkim

Foto ilustruese

TIRANË- Të paktën 17 persona janë arrestuar nga Drejtoria e Krimit Ekonomik. Mes të arrestuarve në pranga kanë rënë edhe 7 biznesmenë të njohur në vend që operojnë kryesisht në biznesin e ndërtimit dhe të firmave të konstruksioneve.  Po ashtu në pranga kanë rënë edhe biznesmenë që operojnë në fushën e Policisë Private. Gazetarja e Report Tv, Xhensila Kodra, bën me dije se të arrestuarit kanë bërë miliona lekë dëm me faturat tatimore ndërsa dy persona të tjerë janë në kërkim.

Të gjithë të arrestuarit janë vënë në pranga me urdhër nga Prokuroria e Tiranës ku këta të fundit kishin bërë hetime prej disa muajsh. Burime për Report Tv pohojnë se fillimisht kanë qenë së paku 50 persona të shoqëruar por pas verifikimeve në pranga kanë rënë 17 prej tyre. Ky aksion është drejtuar prej dy ditësh nga Elisabeta Imeri, Drejtuese e Prokurorisë së Tiranës. Të arrestuarit akuzohen për mashtrim me skemën e TVSH-së.

Aksioni për arrestimin e tyre po vijon prej dy ditësh dhe ende po kërkohen persona të tjerë.  Ky operacion vjen në kuadër të aksionit anti-informalitet që është shtrirë në të gjithë vendin dhe ka sjellë arrestime e bllokime të qindra bizneseve që janë kapur me shkelje.

Vetëm pak ditë më parë në prangat e policisë  ranë 4 bashkëpronarë të kompanive të transportit publik dhe 4 punonjës, pasi përdornin bileta të falsifikuara në mënyrë që t'i shmangeshin detyrimeve tatimore.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vera: 04/09/2019 23:59

    TE paguajne qenat,shteti me taksa mbahet,,,pisa njerez,,..duhet te jene maloke,,.

    Përgjigju
  • Loku: 04/09/2019 23:35

    Se i rregullon Elisabeta informalitetin ketyre

    Përgjigju
  • Emigranti: 04/09/2019 22:44

    Sot i kapin..neser i lene te lire Mireseerdhet ne Shqiperine e plehrave me para dhe krimbave me kollare

    Përgjigju
  • memento: 04/09/2019 22:24

    Peshku ka 29 vite qe po kalbet nga bishti

    Përgjigju
    • Peshkatari: 04/09/2019 23:47

      I forte paska qene qe per 29 vjet ka vetem bishtin e kalbur.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë