Antikanabisi/ Veliu mbledh në Fier drejtorët e policisë: Zero tolerancë, askush të mos neglizhojë apo të jetë palë me keqbërësit

Antikanabisi/ Veliu mbledh në Fier drejtorët e policisë: Zero tolerancë, askush të mos neglizhojë apo të jetë palë me keqbërësit

Ardi Veliu dhe Aida Hajnaj

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, mblodhi në Fier, drejtuesit e Drejtorive Vendorë të Policisë Fier, Berat, Vlorë e Gjirokastër si dhe shefat e Komisariateve në varësi të këtyre drejtorive për të diskutuar mbi goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të kanabisit.

Në takim të pranishëm ishin Zv/Drejtoresha e Përgjithshme Aida Hajnaj, Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Tonin Vocaj dhe Drejtori i Departamentit të Sigurisë Gjovalin Loka. Drejtori i Përgjithshëm Veliu ka  theksuar që në krye të fjalës se  qëllimi i këtij takimi nuk është paraqitja e rezultateve por analiza e  punës së deritanishme dhe intensifikimi i  veprimeve në terren për të evidentuar e goditur qoftë edhe një bimë të vetme kanabis sativa të kultivuar.

"E vlerësoj punën e gjithsecilit, angazhimin dhe përpjekjet për të përmbushur këtë priorit, por në këtë fazë që jemi, duhet medoemos një tjetër impuls, një tjetër ritëm e angazhim në terren dhe rritje të forcës goditëse duke mos i lënë asnjë hapësirë cilitdo që tenton të ushtrojë veprimtari kriminale në këtë fushë", tha ai.

Veliu theksoi se që prej muajit Janar e në vijimësi, u ka kërkuar gjithë Drejtorëve Vendorë, qoftë në takimet e përjavshme apo në komunikimet e përditshme, por edhe nëpërmjet urdhrave, udhëzimeve, planeve të masave e  tërheqjeve të vëmendjes që toleranca në këtë drejtim të jetë zero. Askush të mos neglizhojë apo më keq akoma të bëhet palë me keqbërësit, se nuk do tolerohet asnjë drejtues policie e deri te punonjësi më i thjeshtë.

"Do t'ju mbështesim me helikopterë, me monitorim nga GDF, me dronë me mjete logjistike, ndaj kjo periudhë që ka mbetur duhet që e tërë struktura policore nga qendra në bazë, të angazhohet në kontroll territori, në mbledhje informacionesh, në bashkëpunim me qytetarët që të gjithë së bashku të bëjmë më të mirën, në interes të  integrimit evropian të vendit tonë",  shtoi Veliu.

Parandalimi i përhapjes së COVID-19, ishte një tjetër pikë ku Drejtor Veliu u ndal dhe kërkoi nga drejtuesit e policisë angazhim maksimal, pasi misioni është të mbrojmë jetë dhe kjo detyrë është e shenjtë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia fillon përdorimin e Bitcoin për pagesa ndërkombëtare

Rusia fillon përdorimin e Bitcoin për pagesa ndërkombëtare