Antikanabisi/Shqipëria dhe Italia monitorimin ajror kundër kultivimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, i shoqëruar nga drejtues të lartë të Policisë, priti një delegacion të policisë italiane, të përbërë nga Policia kriminale e Guardia di Finanza, projekti “SANCAS” dhe Qendrës së Ekselencës "BENECON", në kuadër të mbështetjes për Policinë shqiptare, për monitorimin ajror të territorit, për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Drejtori i Përgjithshëm Veliu, shprehu konsideratën dhe falënderimet e tij për projektin “Mbështetje për Strategjinë Antikanabis - Mbikëqyrja Ajrore” si dhe ka theksoi se Policia e Shtetit është e angazhuar që rezultatet e arritura gjatë vitit 2017 kundër fenomenit të kultivimit Kanabisit jo vetëm të ruhen, por që këtë vit ky fenomen të mos ekzistojë më. Ai nënvizoi se puna për parandalimin e këtij fenomeni ka më shumë se dy muaj që ka filluar. 

Më tej ai bëri prezent tre komponentët, ku do mbështetet projekti, për të operuar më tej në terren. “Në eksperiencën e fituar në kontrollin e territorit dhe luftës ndaj kultivuesve dhe trafikuesve të kanabisit, gjatë vitit 2017; Në një analizë të plotë për të gjithë periudhën paraardhëse, mënyrat e kultivimit, rrugët e trafikimit të kanabisit dhe duke bashkëpunuar do të arrijmë në hartimin e një strategjie efikase policore por jo vetëm, si dhe në rritjen e orëve të fluturimeve për këtë vit, ku është llogaritur të jenë 30% më shumë se në vitin 2017”.

Ardi Veliu, Drejtor i Policisë së Shtetit

Duke shpjeguar masat e marra, Veliu tha se srategjia antikanabis funksionon vetëm atëherë kur krijohet një frymë bashkëpunimi dhe marrje përgjegjësish nga të gjithë aktorët dhe institucionet përgjegjëse. "Policia e Shtetit, në këtë vit që ne po flasim, hartoi një plan të detajuar për kontrollin e territorit, "Mbi masat që duhen marrë, për evidentimin dhe goditjen e fenomenit të sigurimit të farave, kultivimit të fidanëve dhe bimëve narkotike Cannabis Sativa, në sera diellore, tunele të braktisura, ish-rezerva shtetërore dhe çdo ambient tjetër të mundshëm, për përdorim nga grupet kriminale".

Ky projekt i jep një rëndësi të veçantë planifikimit të kapaciteteve njerëzore, teknologjisë dhe logjistikës policore në kontrollin e territorit.

Duke folur rreth bashkëpunimit me partnerët, Veliu vlerësoi se "pjesa më e rëndësishme e këtij projekti është ngritja e ekipeve të përbashkëta hetimore për hetimin e trafikantëve, me Policinë italiane dhe ato europiane, për të bërë të mundur finalizimin e çështjeve duke identifikuar asetet kriminale dhe sekuestrimin e tyre". "Për këtë komponent janë në dispozicion për mbështetje operative, për hetime të përbashkëta, Departamenti i Policisë Kriminale dhe tashmë Task-Forca e krijuar së fundmi. Shpreh bindjen time të plotë për finalizimin me sukses të këtij projekti i cili është një mbështetje në kohën e duhur për Policinë shqiptare".


Takimit i drejtorit  Ardi Veliu me delegacionin e lartë të Policisë italiane

Nga ana e tij, drejtori i Shërbimit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Policisë Italiane, Gjeneral Brigate CC Paolo D’Ambolo, duke folur për bashkëpunimin e përbashkët, theksoi se. "Edhe ne jemi të bindur për rezultatet pozitive të këtij projekti, sepse para së gjithash ne njohim kolegët, miqtë tanë shqiptarë të cilët janë të aftë dhe kanë dhënë rezultate përsa i përket luftës ndaj kanabisit. Përsa i përket rezultateve, siç e thamë ato ishin rezultate të shkëlqyera përsa i përket vitit 2017, në fushatën e vjetshme mori pjesë Guardia di Finanza me avionët e saj dhe e mbështetur nga teknologjia e Qendrës së Ekselencës "Benecon". Ky projekt është i ndryshëm përsa i përket financimit të fushatave të kryera më përpara, për vetë faktin se financohet një pjesë nga Bashkimi Evropian. BE-ja i ka dhënë përgjegjësinë e drejtimit të këtij projekti palës italiane, Departamentit për Sigurinë Publike dhe Shërbimit Ndërkombëtar të Policisë italiane".

Më tej, në lidhje me projektin ai u shtoi se dhe është gjithashtu i rëndësishëm zgjerimi i Komisariatit Dixhital, që qytetarët të kenë mundësi për të raportuar në lidhje me veprat penale të lidhura me luftën kundër kanabisit.

“Ky është një hap i madh përsa i përket rritjes së teknologjisë në dispozicion të Policisë së Shtetit. Jam në dijeni që keni dhënë porositë dhe ka dalë urdhri lidhur me kornizën e sigurisë dhe ndjekjen e veprimtarive të fillimit të zbatimit të projektit dhe protokollit. Më lejoni t'ju them që rezultatet do të jenë pozitive dhe ne do t'i ndjekim me kënaqësi ato”, tha D’Ambolo në fjalën e tij.

Komandanti i Repartit të Tretë të Guardia di Finanza, Gjeneral Brigade Giuseppe Arbore, ka falënderuar Drejtor Veliun për këtë takim dhe i ka përcjellë atij përshëndetjet e Komandantit të Përgjithshëm të Guardia di Finanza-s, Gjeneral Giorgio Toschi.

Arbore u shpreh se Gjeneral Toschi, do të vijë në muajt e ardhshëm për një vizitë në Shqipëri. “Kjo për të treguar sesa ne jemi të bindur dhe i japim rëndësi bashkëpunimit me miqtë dhe kolegët shqiptarë. Jemi të bindur ashtu sikurse tha edhe Gjenerali D'Ambola, se informacionet tuaja janë të rëndësishme përsa i përket fluturimeve. Jemi të sigurt që në fund të këtij projekti do të celebrojmë rezultate pozitive”, tha Arbore.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Taku: 30/03/2018 23:01

    Po ky me uniforme nga e majta qe ju arrestu vllai me hashash... Ky do e luftoje hashashin dmth..?

    Përgjigju
  • Kiri hajdari: 30/03/2018 18:59

    Po lere mo veliu hapjen e bytheve po lypi italianeve te sjellin ca foristrada se skane me ca te levizin policet ne pyll e mal.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI