Antikorrupsioni, debatet: Mbingarkesë
hetimi, pa gjyqtarë të specializua
Një seancë e gjatë dëgjimore ishte ajo e djeshmja në Komisionin e Ligjeve, ku grupet e interesit mbështetën pjesërisht paketën ligjore të qeverisë në lidhje me ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale si dhe atë të ligjit të antimafias.
TIRANE- Një seancë e gjatë dëgjimore ishte ajo e djeshmja në Komisionin e Ligjeve, ku grupet e interesit mbështetën pjesërisht paketën ligjore të qeverisë në lidhje me ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale si dhe atë të ligjit të antimafias. Prokuroria dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë janë dakord në parim për gjetjen e mjeteve të reja në luftën kundër korrupsionit, por dy insitucionet më të rëndësishme të sistemit të drejtësisë nuk ndajnë të njëjtin mendim se paketa e sjellë nga Qeveria është zgjidhja më e mirë. Duke kërkuar rritjen e numrit të prokurorëve dhe kufizimin e kategorive për hetim, Prokuroria e Përgjithshme e pranoi parimin bazë të projektligjit, hetimin dhe gjykimin e korrupsionit nga Krimet e Rënda, ndonëse shprehu rezerva në mungesën e specializimit të gjyqtarëve në hetimin e çështjeve që kanë të bëjnë me korrupsion.
Ndërsa Këshilli i Lartë i Drejtësisë iu bashkua opinionit të ekspertëve amerikanë dhe
OSBE-së së zgjerimi i kompetencave me çështjet e korrupsionit për Krimet e Rënda rrezikon uljen e efikasitetit edhe për luftën kundër krimit të organizuar. “Disa nga anëtarët e Këshillit kanë shprehur shqetësimin se tendenca e fundit për shtimin vijimësisht të listës së veprave penale në kompetencë lëndore të krimeve të rënda rrezikon t’i kthejë Gjykatat për Krime të Rënda në gjykata të zakonshme. Për pasojë, trupës gjyqësore të krimeve të rënda iu duhet të specializohet, duke e zgjeruar vijimësisht fushën e specializimit, tashmë jo vetëm për çështje të krimit të organizuar”. Prokuroria e Përgjithshme sqaron se çfarë mund të marrë përsipër Prokuroria e Krimeve të Rënda.
“Janë kryetarët e bashkive, të komunave dhe korrupsioni në fushën e drejtësisë. Kurse përsa i përket korrupsionit të deputetëve, ministrave, kryetarit të Gjykatës së Lartë, asaj Kushtetuese, Presidentit është e përcaktuar se juridiksioni fillestar i përket Prokurorisë së Përgjithshme, ndaj nuk përfshihet në këtë moment”, tha Xholi. Drejtoresha e Kabinetit të Prokurorit të Përgjithshëm, Jorida Ballauri tha se “Përqëndrimi i të gjithë veprave në prokurori dhe në gjykatë të vetme sjell ngarkesë dhe mos kryeje të punës.” Kundër kanë qenë dhe Konferenca e Gjyqësorit dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit.
Sipas paketës me ndryshimet ligjore, 21 vepra penale që lidhen me korrupsionin do të hetohen dhe marrin gjykim nga prokuroria dhe Gjykata e Krimeve të Rënda, por këto institucione sipas shkresave të dërguara në Kuvend nga Opdat i amerikanëve, OSBE dhe Komisioni Europian, nuk kanë kapacitet për të përballuar një punë të tillë. Drejtoresha e Komitetit të Helsinkut, Vjollca Meçaj tha se, “duhet të jemi të kujdesshëm që ligji të respektohet për të gjithë njëlloj”. Sipas Meçaj, duhet bërë kujdes me kufizimin dhe balancimin për të ruajtur dhe mbrojtur të drejtat e njeriut. Nga ana tjetër, përfaqësuesi i Shoqatës së Avokatëve, Sajmir Visha tha se, nga njëra anë po i jepet më shumë koompentenca Gjykatës së Krimeve të Rënda, nga ana tjetër gjyqtarëve të saj u ka mbaruar mandati.
Shkrimi u publikua sot (11.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
57.5%
-
Jo
39.9%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 5301
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15