Zjarret i dogjën shtëpinë/ Mel Gibson 'shpërthen' kundër Guvernatorit të Kalifornisë: Ai shpenzoi paratë e taksave për xhelin e flokëve

Zjarret i dogjën shtëpinë/ Mel Gibson 'shpërthen' kundër Guvernatorit të Kalifornisë: Ai shpenzoi paratë e taksave për xhelin e flokëve

Shtëpia e aktorit të Hollivudit, Mel Gibson, është djegur deri në themel nga një zjarr në Los Anxhelos. Për këtë, aktori kritikoi guvernatorin Gavin Newsom.

Gibson tha se ndihej "i sëmurë" gjatë vizitës së tij në Austin, Teksas, ku ishte i ftuar në The Joe Rogan Experience, sepse ai e dinte se lagjja e tij ishte "në zjarr".

"Është disi shkatërruese, është emocionale," tha Gibson në Elizabeth Vargas Reports të NewsNation .

Në podcast me Rogan , Gibson kritikoi guvernatorin e Kalifornisë, duke thënë se Newsom pretendoi se ai "do të kujdesej për pyjet", por "nuk bëri asgjë".

"Unë mendoj se të gjitha dollarët tanë ta taksave ndoshta shkuan për xhelin e flokëve të Gavin," tha aktori.


Lajmi kryesor:

Zjarret në Los Anxhelos, 11 viktima e 180 mijë të evakuuar! Miliarda dëme, grabitës të maskuar si zjarrfikës (VIDEO+FOTO)


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Nicolas Maduro u betua për një mandat të 3, SHBA rrit shpërblimin për këdo që jep informacion që çon në arrestimin e liderit të Venezuelës 

Nicolas Maduro u betua për një mandat të 3, SHBA rrit shpërblimin për këdo që jep informacion që çon në arrestimin e liderit të Venezuelës