Antikorrupsionisti i "korruptuar" kërkon ndërhyrjen e Thaçit

Antikorrupsionisti i "korruptuar" kërkon ndërhyrjen e Thaçit
Më 5 mars 2010, kryeministri Thaçi kishte fajësuar gjyqësorin për korrupsionin në Kosovë dhe kishte theksuar se me krijimin e Task Forcës në kuadër të Prokurorisë speciale, gjërat do të merrnin të mbarën, shkruan Koha Ditore.

Arrestimi i shefit të kësaj Task Force, Nazmi Mustafi me dyshimin për korrupsion i ka hedhur poshtë zotimet e Thaçit.

Në ndërkohë avokati i Nazmi Mustafit, Esat Gutaj, thotë se klienti i tij po çuditet se si kryeministri Hashim Thaçi nuk ka ndërhyrë deri tash pas arrestimit të tij.

“Unë çuditëm se pse kryeministri Thaçi nuk ka intervenuar ose nuk ka reaguar për këtë rast, sepse nëse unë jam i implikuar mos të ketë mëshirë nga askush. Kam pasur mbështetje nga kryeministri Thaçi dhe Qeveria e Thaçit, sepse e kam luftuar çdo të keqe, por jo edhe të Ismet Kabashit”, ka cituar Gutaj, Mustafin.

Avokati ka kërkuar dorëheqjen e Ismet Kabashit, sepse, sipas tij, për tre muaj kanë ndodhur dy skandale në Prokurori. Atë e sheh përgjegjës për menaxhim të keq të Prokurorisë.
E në anën tjetër, po sot, komisioni disiplinor i Këshillit Prokurorial të Kosovës, mori vendim për suspendim pa pagesë të prokurorit Nazmi Mustafi, prokuror në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, për arsye se prokurori është paraburgosur. 

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit