Antikrimik Ekonomik, hetim
Petrelës për muzeun e Hoxhës

Antikrimik Ekonomik, hetim<br />Petrelës për muzeun e Hoxhës
TIRANE - Antikrimi Ekomomik ka shkuar dje në qytetin Muze të Gjirokastrës për të marrë më pyetje Sadi Petrelën, mësojmë nga burime zyrtare të IMK-së. Qëllimi i këtij kontrolli është që të bëhen të ditura se ku kanë shkuar 517 mijë dollarët që u përdorën për muzeun sapoparestauruar dhe shtëpinë e Enver Hoxhës.

Kontrolli ka shkuar menjëherë pas reagimit të drejtoritë të Institutit të Monumenteve, Apollon Baçe, i cili ka denoncuar tre ditë më parë gjendjen skandaloze të këtij muzeu, pas restaurimit pa leje.

Edhe pas kryerjes së punimeve dhe dhënies fund të shpenzimeve të fondit prej 500 mijë eurosh është vënë re se restaurimet nuk janë bërë siç duhet; tarraca pikon, nuk funksionon sistemi i ndriçimit dhe në vend të objekteve të Enver Hoxhës ka vetëm disa ekspozita fotografish.

Akuzat e para për shpërdorimin e fondeve i ka ngritur Drejtori i Institutit të Monumenteve të Kulturës, Apollon Baçe, i cili është shprehur se “Gjendja e tij është e keqe. Pikon kudo dhe nuk mund të ndezësh dritat, sepse bëjnë masë. Me aq fonde unë kam bërë Muzeun e Apolonisë, i cili është dy herë më i madh”.

Sipas një kontrolli që Baçe ka bërë vetë në këtë muze, ka rezultuar se aty ka vetëm “26 stenda me objekte reale, ka sistem alarmi, ka sistemin kundër zjarrit, janë zëvendësuar dyshemetë tavanet, të gjithë dritaret e reja dhe gjithsej ka shkuar në 90 mijë dollarë.

Ndërsa këtu kanë shkuar 517 mijë dollarë, e unë nuk jam në gjendje ta gjej se si janë shpenzuar këto para... Po ashtu edhe pjesa e kalasë muzeu varet nga bashkia”,thotë Baçe. Baçe kujtoj se  investimet janë bërë nga të huajt nëpërmjet një NGO-je.

“Ka një këshill kombëtar muzeumesh që i miraton nuk i janë përmbajtur rregullave, është një proces që duhet parë më kujdes... për të kuptuar se çfarë bëhet me këto fonde...”. Ndërkohë edhe vetë Ministri i Kulturës, Aldo Bumçi, para Komisionit të Medias dhe Arsimit ka deklaruar se restaurimi i këtij muzeu “është bërë pa leje”.

Ndërkohë përgjegjësia për këto punime rëndon mbi pushtetin vendor, komisionin për restaurimin e kalave dhe fondacionin Pakard. Këto deklarata hedhin një hije të rëndë, ku bëhet fjalë për abuzime të mëdha nga përgjegjësi për këto restaurime nga Sadi Petrela, me 4 donatorë anglezët dhe amerikanë, ku është përfshirë këtu edhe fondi i ambasadorit amerikan për trashëgiminë kulturore. Sadi Petrela është kreu i fondacionit "Gjirokastra", i cili u mor me ngritjen e muzeut.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 05.03.2013

Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit