Antimafia shkatërron kartelin italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, 15 të arrestuar! Mbi 1 mln mesazhe në SKY ECC, lidhje dhe me ‘Ndragheta’ (EMRA+VIDEO)

Itali- Drejtoria e Antimafias së Bolonjës në Itali ka goditur një kartel ndërkombëtar të narkotrafikut, mes tyre edhe shqiptarë.

Emilia Romagna u njoftua sot (14 Janar) arrestimi i 15 personave të përfshirë në një rrjet italo-shqiptar dedikuar trafikut ndërkombëtar të drogës. Mes tyre janë edhe 5 shqiptarë, 2 të arrestuar dhe 3 të tjerë në arrest shtëpiak. Një prej të arrestuarve është Bashkim Sula, 39 vjeç, kurse i dyti identifikohet si Desari, po 39 vjeç.

Kurse në arrest shtëpiak janë Julian Nikolla, 45 vjeç, Armand Pepa, 34 vjeç dhe Aureldi Tafa, 33 vjeç. 

Prej tyre 12 janë me masë 'arrest në burg' dhe 3 në 'arrest shtëpie'. Midis të arrestuarve, 5 banojnë në provincën e Reggio Emilia.

Hetimi, i nisur në vitin 2020, zbuloi një sistem kompleks të importit, posedimit dhe shpërndarjes së substancave narkotike nga Shqipëria, Kosova, Ekuador, Kolumbia dhe Holanda.

Organizata akuzohet se ka menaxhuar mbi 23 kilogramë kokainë, 6 heroinë, 80 kg hashash dhe 240 marihuanë, me një vlerë totale prej rreth 8 milionë euro nëse shitej në treg. Gjithashtu edhe sasi të konsiderueshme valute, në euro cash.

Substancat u shpërndanë gjerësisht në të gjithë territorin kombëtar, me lidhje të drejtpërdrejta nga Emilia-Romagna në Kalabri. Midis anëtarëve, janë identifikuar individë të lidhur me 'Ndrangheta' dhe grupe të tjera kriminale në Lazio dhe rajone të tjera të Italisë, deri në Kalabri, shkruan media e vendit fqinj.

Gjithashtu, është konfirmuar futja nga Spanja në territorin kombëtar të kartëmonedhave të falsifikuara me rreth 80 mijë euro.

“Rindërtimi i plotë i aktivitetit të paligjshëm ndërkombëtar të trafikut të drogës u bë i mundur - përveç përdorimit të hetimeve teknike me përgjime telefonike dhe mjedisore - edhe falë përgjimit së mëvonshme të bisedave të shumta elektronike që trafikantët e drogës kishin shkëmbyer nëpërmjet telefonave inteligjentë të koduar, nëpërmjet përdorimit të Aplikacioni Sky-ECC”, informon media italiane.

Më tej shpjegohet se këto të dhëna u morën pas Urdhrit Evropian të Hetimit (OIE), falë një aktiviteti kompleks të policisë gjyqësore të kryer nga forcat policore franceze, holandeze dhe belge në platformën e komunikimit të koduar SKYECC, ku u bë e mundur të nxirren miliona mesazhe me interes hetimor, shkëmbyer mes anëtarëve të organizatave kriminale që veprojnë në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian.

Hetimet kanë zbuluar edhe veprime financiare dhe transferta të kryera deri në vlerën 5 mln euro apo dhe para të shkëmbyera deri në 500 mijë euro cash mes grupeve.
Gjithashtu t dedikuar në fabrikimin e kartëmonedhave false dhe pastrimin e parave me aktivitete biznesi, kryesisht në ndërtim.

Shqiptarët e arrestuar:
Bashkim Sula, 39 vjeç
Desari (nuk jepet i plotë identiteti), 39 vjeç
Në arrest shtëpie:
Julian Nikolla, 45 vjeç 
Armand Pepa, 34 vjeç 
Aureldi Tafa, 33 vjeç 

A.Q/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë