Nga New York-u, ku po merr pjesë në aktivitetet e nivelit të lartë përgjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, theksoi se rritja e antisemitizmit kërcënon stabilitetin e shoqërive në mbarë botën, teksa bëri thirrje për vigjilencë.
"Shqipëria është në ballë të përpjekjeve ndërkombëtare për të adresuar keqkuptimet, gjuhën e urrejtjes dhe diskriminimin," tha ai, duke rikujtuar se Shqipëria adoptoi përkufizimin e antisemitizmit nga IHRA në vitin 2020, dhe u bë vendi i parë me shumicë myslimane që e bëri këtë.
Gjatë fjalës së tij në eventin e nivelit të lartë ministror mbi Luftën kundër Antisemitizmit dhe Gjuhës së Urrejtjes përmes Edukimit, duke iu referuar konfliktit në Lindjen e Mesme, ministri Hasani theksoi rolin e dezinformit dhe keqinformimit në amplifikimin e antisemitizmit, si edhe dënoi narrativat që shtrembërojnë krimet e kryera nga Hamasi.
"Ajo që shohim sot është thjesht e papranueshme. Ne shprehim shqetësim serioz për narrativat, online dhe offline, që mohojnë ose shtrembërojnë krimet e kryera," nënvizoi ai.
Shqipëria mbetet një avokate kyçe në luftën globale kundër antisemitizmit, diskriminimit dhe urrejtjes fetare, duke qëndruar e vendosur në përkushtimin e saj për promovimin e paqes dhe tolerancës.
Takimi i organizuar nga Franca, mblodhi liderë globalë për të diskutuar rritjen alarmante të incidenteve antisemitike në mbarë botën, të përkeqësuara nga zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7539
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Shikoni si bërtasin, para se të vdesin’, kush është Erald Alimehmeti, shqiptari i arrestuar në SHBA si përkrahës i ‘ISIS’
23 Nëntor, 10:01
-
EMRI/ Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York! Edhe i vëllai i dënuar me 22 vite burg për terrorizëm në SHBA
23 Nëntor, 08:13
-
Shqipëria pjesë e SEPA, lajmi fantastik jepet në eventin e Bankës Botërore! Por kush ishte prezent në këtë event?
22 Nëntor, 20:12
-
Komisioni Evropian mirëpret përfshirjen e Shqipërisë në zonën unike Euro (SEPA): Një hap përpara në integrimin drejt BE!
22 Nëntor, 16:44
-
Shqipëria anëtare e SEPA-s, Sejko: Kostoja e pagesave ndërkufitare në euro, 5 herë më e ulët! Kursimi në ekonomi 20 mln euro në vitin e parë
21 Nëntor, 17:50
-
Shqipëria pranohet zyrtarisht në SEPA
21 Nëntor, 16:38
-
‘Comedian’, banania e ngjitur në mur shitet 6.2 milionë dollarë në një ankand në New York
21 Nëntor, 15:30
-
Presidenca shqiptare e CEI, ministri Hasani: Prioritet, integrimi i Ballkanit Perëndimor
20 Nëntor, 16:17
-
Liga e Kombeve/ Ndeshja ndaj Shqipërisë të martën, tekniku ukrainas Rebrov: Po përgatitemi për takimin e rëndësishëm
17 Nëntor, 22:30
-
Rraklli në Report TV për ndeshjen me Çekinë: Të kalojmë të parët në avantazh dhe të vrasim ndeshjen! Ata luajnë për barazim, Silvinjon e këshilloj që...
15 Nëntor, 19:52
-
Trump emëroi Marco Rubio në krye të diplomacisë, Hasani bën reagimin e parë nga Shqipëria: Mirëpresim të forcojmë më tej lidhjet midis dy vendeve!
14 Nëntor, 11:44
-
Pr.buxheti për shërbimin e jashtëm 3.8 miliardë lekë, Hasani: Më i madhi i alokuar ndonjëherë
13 Nëntor, 15:30