TIRANE- Këtë të hënë, paketa Anti-shpifje sjell në Tiranë Delegacionin e Komisionit të Venecias. Ky delegacion me mision fakt-mbledhës do të zhvillojë një sërë takimesh me zyrtarë të lartë të politikës, por edhe me përfaqësues të Autoritet të Medias Audiovizive, në një periudhë prej tre ditësh, për të mbledhur fakte dhe mendime në lidhje me një prej çështjeve më të diskutuara në vend gjatë muajve të fundit.
Axhenda e këtij delegacioni ditën e hënë do të nisë me një takim me zv.kryeparlamentaren Vasilika Hysi e më pas me kryetarët e grupeve parlamentare në Kuvend.
Përfaqësuesit e Komisionit të Venecias do të zhvillojnë takime edhe me përfaqësues nga Këshilli i Ministrave.
Me presidentin Ilir Meta, i cili kundërshtoi dhe më pas dekretoi kthimin e kësaj pakete në Kuvend, delegacioni do të takohet ditën e martë, në ambientet e Presidencës,e më pas me kryetaren në detyrë të Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha ,kreun e AKEP-it dhe me avokaten e Popullit Erinda Ballanca.
Paketa Anti-shpfije u dërgua në "Venecia" nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës dhe OSBE, ndërsa mazhoranca bëri "një hap pas", duke mos e votuar një prej projektligjeve në Kuvend pa marrë parasysh opinioni e Komisionit të Venecias.
Paka Anti-shpifje është kundërshtuar nga komuniteti i gazetarëve në vend, të cilët kanë dalë edhe në një protestë duke e cilësuar si një censurë të lirisë së shprehjes, por mazhoranca nga ana e saj kërkon që të ketë ndryshime në ligj, në mënyrë që jo kushdo të ketë mundësi të shpifë për këdo, pa pasur asnjë fakt.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.7%
-
Partitë e vogla
20%
Vota total: 897
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëri, debate dhe shqetësim mbi numrin e lartë të personave në paraburgim
4 Mars, 20:01
-
Bardhi i del nga ‘rreshti’ Berishës: Kam besim te SPAK! Ish-kryeministri: PD bashkim në diversitet, por s’lejoj drejtësi politike
28 Shkurt, 13:09
-
‘Me 1 fishkëllimë vjen të shkrijë SPAK, Berisha i përgjigjet Ramës: S’i bashkoj votat, por do e reformoj me Venecian
26 Shkurt, 13:16
-
Debati mbi SPAK/ Meta betohet nga burgu se do u kthejë shqiptarëve paratë e vjedhura: ‘Vetting’ drejtësisë, ta kthejmë në shinat veneciane
25 Shkurt, 17:13
-
Në opozitë të gjithë rreth Berishës për ‘shkrirjen e SPAK’, Tabaku bashkohet për të pyetur ‘Venecian’: PD protestoi e lirë para institucionit, PS si bandë e paguar
19 Shkurt, 15:41
-
Edhe Meta si Berisha: Pas 11 majit, vetting reformës në drejtësi e SPAK-ut! U kap nga Edi Rama
18 Shkurt, 14:49
-
PD dhe SPAK heshtin, por pse nuk u mor nën hetim Erinda Ballanca (ashtu siç bënë me Klotilda Bushkën)
13 Shkurt, 20:43
-
Ylli Pata: Arsyeja e sherrit fatal brenda opozitës
7 Janar, 20:13
-
'Jam i qetë dhe i vendosur', Rama komenton punën e SPAK dhe rastin e Veliajt: Hetimi s’e bën fajtor! Gjyqet s’bëhen në media
28 Dhjetor 2024, 18:20
-
Seanca për mbarimin e mandatit të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj shtyhet për 23 dhjetor
17 Dhjetor 2024, 16:18
-
Këshilli i BE-së miraton konkluzionet për Shqipërinë: SPAK po godet korrupsionin! Zbatoni vendimet e Kushtetueses dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR e 'Venecias'
17 Dhjetor 2024, 14:27
-
PL: Arrestimi i Metës do të çohet në Strasburg! U izolua padrejtësisht për të mos thënë të vërtetat
14 Dhjetor 2024, 15:30