Interi është kualifikuar në fazën tjetër të Kupës së Italisë pas fitores së lehtë me rezultatin 2-0 përballë ekipit të Veronas.

 Zikaltërit kanë zbritur në fushë me titullarët për të shmangur ndonjë hap flas si në rastin e Lazios në fundjavë.

Ndeshja ka nisur mirë për të besuarit e Stramacionit, por pjesa e parë ka përfunduar në barazim pa gola.

Në pjesën e dytë interistët hidhen në sulm në kërkim të golit të fitores.

Cassano dhe Guarin janë shpëtimtarët që shënojnë dy herë duke i dhuruar kualifikimin.

(d.b/shqiptarja.com)