Trajneri i ekipit të Juventuesit Antonio Conte më në fund është paraqitur në prokurori për të dhënë deklaratat

e tij në lidhje me përfshirjen në skandalin e basteve. Pas disa minutave në zyrën e prokurorit që ka marrë

në shqyrtim cështjen, Conte ka dalë duke deklaruar se ndihet mjaft mirë që më në fund erdhi dita për të

treguar realitetin, i cili nuk e përfshin me në skandalin e trukimit të ndeshjeve në serinë A.

“Nuk kam shumë për të treguar sepse nuk kam bërë asgjë për të cilën të ndihem fajtor, jam i lumtur që erdhi dita të dëshmoj mbi gjithçka është deklaruar. Tanimë më duhet të kthehem i qetë dhe të vazhdoj të bëj punën që di më mirë, atë të

trajnerit” është shprehur trajneri i Juventusit Antonio Conte. Skandali i trukimit të ndeshjeve në kampionatin italian bëri jehonë të madhe në mbarë botën. Në këtë cështje u përfshi edhe portieri i kombëtares italiane dhe Juventusit Buffon mbi disa shuma të

mëdha parash që kishte luajtur në baste.


(d.b/shqiptarja.com)