Trajneri i ekipit të Juventusit Antonio Conte ka shpallur edhe objektivat në prag të edicionit të ardhshëm duke u ndalur në Ligën e Kampioneve. Strategu bardhezi kërkon nga drejtuesit e ekipit që të realziojnë një merkato të fuqishme për të qënë protagonistë në Europë. “Zonja e Vjetër” prej disa edicionesh i mungon këtij eventi madhështorë, por Conte deklaron se do të rikthehemi më të fortë se kurrë për të ringritur Juventuesin aty ku e meriton. “Dëshirojë që përvec objektivave në Serinë A të jemi protagonistë edhe në Ligën e Kampioneve për të shkaur sa më afër finales së madhe, Juventusin do të ringrejmë sa më lart të mundemi. Jemi një ekip kompakt me elementë cilësorë, por që ka nevojë edhe për merkato. Besoj që deri në përfundim të merkatos do të kemi realizuar synimet” përfundon Conte.
/Shqiptarja.com











