Antonio Conte kërkon Lukakun te Napoli: Të pres me 5 kg më pak
Romelu Lukaku dhe Antonio Conte
'La Gazzetta dello Sport' raporton se Antonio Conte ka marrë dritën jeshile për të nënshkruar me Romelu Lukakun nga Chelsea, por Napoli mund të humbasë Khvicha Kvaratskhelia, për të cilin PSG ka ofruar tashmë 80 milionë euro.
Conte është në prag për t'u bërë trajneri i ri i Napolit dhe pse presidenti i klubit Aurelio De Laurentiis tha të hënën se dhjetë ditët e ardhshme do të ishin vendimtare, raportet e shumta në Itali thonë se tekniku italian është i zgjedhuri në stadiumin 'Maradona'.
'Gazzetta' konfirmon se Conte ka pranuar të nënshkruajë një kontratë me 8 milionë euro fitim në vit, duke përfshirë shtesat dhe po shqyrton të gjitha detajet e marrëveshjes me avokatët dhe agjentët e tij.
Sipas gazetës rozë, Conte ka marrë edhe dritën jeshile për të nënshkruar me Lukakun nga Chelsea. Sulmuesi belg shënoi 64 gola në 95 paraqitje te Interi nën drejtimin e Conte dhe do të rikthehet në 'Stamford Bridge' këtë verë pas një huazimi një vjeçar te Roma. Besohet se Conte ka folur paraprakisht me Lukakun dhe e sheh si deçiziv në projektin e ri, madje i ka thënë se e pret "në ekip me 5 kilogramë më pak".
Lukaku mund të përfshihet në një marrëveshje shkëmbimi për Victor Osimhen, i cili ëndërron të luajë për Blutë. Lajmi i keq për Napolin vjen nga Parisi pasi sipas Gazzetta-s, PSG-ja tashmë ka bërë një ofertë prej 80 milionë euro për të nënshkruar me Kvaratskhelia dhe nuk do të kishte ‘problem’ për të arritur shumën në 100 milionë euro. Napoli aktualisht është në bisedime për të zgjatur kontratën e anësorit gjeorgjian përtej vitit 2027.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
67.7%
-
Jo
26.3%
-
Nuk e di
6%
Vota total: 761
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Debutoi me fitore te Juventusi, Tudor kritika për Mottën: Koopmeiners duhet rifituar, Yildiz ka cilësi
30 Mars, 14:31
-
Milani luan sot në Napoli, Conceiçao: Më pëlqen të sfidoj më të mirët, besoj te vendi i katërt
30 Mars, 08:44
-
GOLAT/ Juventusi i falet Yildizit, Roma fiton në udhëtim! Një shqiptar protagonist te Como, Bologna mbetet në Champions
29 Mars, 17:10
-
Shqetësoi tifozët, Ibrahimovic shfaqet në Milanello pas tre jave mungesë
28 Mars, 16:14
-
Akuzat për 'trukim ndeshjesh dhe pjesëmarrje në organizatë mafioze', mbrojtësi i Serie A shpallet i pafajshëm
28 Mars, 13:37
-
Juventusi prezanton trajnerin e ri, Igor Tudor: Dua të qëndroj 10 vite te 'Zonja'! Giuntoli: Ndryshimi ishte i domosdoshëm
27 Mars, 14:16
-
Capello: Juve dhe Milan kriza të ndryshme, por i njëjti konfuzion! Është koha të mendojnë për të ardhmen
27 Mars, 13:34
-
Tudor-Vlahovic, ballë për ballë te Juventusi: Ti je një nga më të mirët në botë, provoje
27 Mars, 12:46
-
Dybala mbyll sezonin, operacioni përfundon me sukses
26 Mars, 15:16
-
Plani për shpëtimin e Juventusit, 'Zonja' e ka gati pasuesin e Igor Tudor
25 Mars, 16:00
-
Revolucion në futbollin italian, diskutimet për vendimet e VAR do transmetohen në stadium
25 Mars, 15:34
-
PD vijon të gënjejë shqiptarët, Noka nga Italia: BE shtyu pa afat negociatat (por Brukseli përgënjeshtroi Berishën)
23 Mars, 17:30