Nuk kanë të sosur telashet për trajnerin e ekipit të Juventusit Antonio Conte, i cili është planifikuar të rikthehet në drejtimin e bardhe zinjve më datë 9 dhjetor.

Conte ka shlyer dënimin prej gjashtë muajsh të dhënë nga Komisioni i Disiplinës për mos kallëzimin e dijenisë për trukimin e ndeshjes Albinolefe – Siena.

Kur të gjithë menduan se gjithcka përfundoi, në horizont është shfaqur një tjetër skandal që ka të bëjë me fiksimin e rezultateve.

Vitali Kutuzov e përfshin Antonio Conten në fiksimin e ndeshjes Salernitana – Bari 3-2 të zhvilluar në vitin 2009.

Futbollisti deklaron se Conte kërkonte që të bëhej një lëshim kundrejt vendasve që të siguronin qëndrimin.

(d.b/shqiptarja.com)