Ka marrë një rrjedhë të papritur hetimi ndaj trajnerit të ekipit të Juventusit Antonio Conte në lidhje me dijeninë e trukimit të ndeshjeve në serinë B kur drejtonte ekipin e Sienës. Antonio Conte rrezikon të qëndrojë një vit larg fushës së blertë. Komisioni disiplinor nuk ka pranuar një marrëveshje që trajneri bardhezi kishte arritur me prokurorin Stefano Palaci.
Marrëveshja shmangte dënimin e mundshëm që do të mbante Conten një vit larg futbollit dhe do ta dënonte atë me tre muaj dhe një gjobë që shkonte 200.000 mijë euro. Antonio Conte akuzohet nga komisioni për tolerim të qëllimshëm të dy ndeshjeve me Novarën dhe Albinolefen në edicionin futbollistik 2010-2011 në serinë B. Gjatë edicionit 2010 - 2011 Conte drejtonte ekipin e Sienës në serinë B.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com